Regëtima

Media apo Merda?
Qysh prej mëngjesit të së dielës, 8 janar 2012, kam mbetur sa e trishtuar aq edhe e çmerituar e gojë-hapur me lajmin qe kish botuar Balkanweb dhe Panorama se publicisti A. Klosi, pas një tentative vetëvrasjeje, ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga kërkimi që bëj në google gjej edhe plot site të tjera, që si bisha nuk e kanë lënë llokmën e sensacionit pa ia shitur publikut bashkë me kafen e simiten e mëngjesit. Më vjen rëndë që duke shkruar sot për të, në një farë mënyre edhe vetë s’bëj veç riprodhoj e përhap të njejtin lajm ndyrësirash. Por nga ana tjetër kam shpresë se megjithatë po bëj diçka të mirë duke u shprehur për shëmti të tilla mediatike.

Balkanweb shkruan:

Pas masave paraprake të marra nga mjekët, ai është shtruar në Psikiatri, pasi gjendja nuk paraqitet ende e stabilizuar. Lajmin e konfirmojnë burime pranë Qendrës spitalore universitare, të cilët shtojnë se prej disa kohësh publicisti merrte ilaçe antidepresive. Sipas mjekëve gjendja e publicistit Ardian Klosi ende nuk është e stabilizuar, raporton Gazeta Shqiptare.

Është natyrisht tragjike të dëgjosh diçka të tillë për cilindo, të njohur a të panjohur. Por me ç’të drejtë publikohet një lajm i tillë (i saktë a i pasaktë) që shkel me këmbë të drejtën për privatësi? A e di personi në fjalë se detajet e fatkeqësisë së tij kanë dalë sheshit për sehir të njerëzisë si të ishin trup i pambrojtur e lakuriq që vërtitet rreth e qark arenës së cirkut? A do ta jepte ai vallë pëlqimin për një gjë të tillë? A është konsultuar vallë gruaja dhe familja e tij për një veprim të tillë të neveritshëm? Vallë këta skifterë e hiena të shtypit, si do të ndiheshin sikur ata vetë a të afërm të tyre të ekspozoheshin kësisoj në shtyp? S’është hera parë. Ndoshta më shumë se 10 a 15 vjet përpara e di që një kanal televiziv në Shqipëri ka arritur deri aty sa ka ekspozuar të sëmurë psiqikë, madje edhe duke i kthyer në lodra humori e shpotie në ekranin televiziv. Njëri prej pacientëve qëlloi të ish i biri i një të njohure të familjes time. Ime ëmë më rrëfente sesi ishin tmerruar e prekur të gjithë tek shihnin sesi trajtohej ai njeri fakteq, që ashtu me mendje te shprishur e pa aftësi normale gjykimi, daljen në ekran të televizorit e përjetonte me gëzimin e pafaj dhe ekzaltimin e njëmendtë të fëmijës, që e venë të këndojë duke e lëvduar para të rriturve…

Rastet padyshim janë krejt të ndryshme, porse dhunimi i privatësisë i bashkon. Edhe shembuj të tjerë mund te gjenden lehtë. Janë dëshmi e një mizorie që vetëm në shoqëri të pazhvilluara, të pandërgjegjësuara e primitive ndodhin! Janë pacipësi që me sa duket vijojnë të pasfiduara në shekullin e 21-të, kur i lëpihemi Europës të na pranojë, gjoja si shoqëri mes shoqëqërish vendesh të civilizuara! Janë turpe që karshi europianëvë na vizatojnë si trogloditë të vërtetë.

Në gazetën Panorama thuhet:

… mjekja roje e spitalit tha për gazetën “Panorama” se zoti Klosi ndodhej në Spitalin Psikiatrik duke marrë mjekimet e nevojshme dhe se gjendja e tij ishte në parametra jashtë çdo rreziku. Sipas mjekëve, vendimi për shtrimin e Klosit në Psikiatri është marrë bazuar në faktin se ai mjekohej edhe më parë për probleme të depresionit, por edhe duke marrë shkas nga veprimet e përsëritura të tij javët e fundit me marrjen e medikamenteve mbi dozën e rekomanduar nga mjekët.

Ku e gjejnë të drejtën këto palo mjekë të furnizojnë shtypin me detaje të tilla? Shqipëria, që s’ka lënë ligj pa kopjuar prej qytetërimit perëndimor, a s’paska legjislacion që rregullon, mbron, e garanton të drejtat e pacientit? Apo si për çdo ligj tjetër, edhe ky po të ekzistojë ka vetëm funksion dekorimi që rri qesëndisës e ngërdheshës ndër guva shpellarësh e klube huliganësh?

Kultura etike e mediave tona sot, e sidomos në këtë rast, ka rënë në baltë si asnjëherë. Por edhe më shume është zhytur në llucë të gjirizit etika dhe profesionalizmi mjekësor. Është një gjë të mos kesh fonde e teknologji, por krejt tjetër gjë të mos mbrosh të drejtat bazë të njeriut për privatësi e nevojë për minimum dinjiteti. Çfarë të duhet për këtë – specializim jashtë shtetit? Fonde speciale? Rroga më të mira? Apo para nën dorë?

Ndofta kirurgun s’e fajëson dot kur operon me bisturi e instrumente të amortizuara, ndofta specialistët s’i fajëson dot kur skaneri nuk punon për të sëmurët që presin shpirt-pezull të dinë në kanë a s’kanë kancer; ndoshta onkologu që ndjek nje vogëlush me leucemi s’ka faj kur ilaçet mungojnë në spital; ndoshta gjinekologu është po aq në rrezik për jetën sa edhe gruaja që lind kur tavani zë e iu shembet mbi krye. Mirëpo vallë a mund të thuhet e njejta gjë, kur po këta njerëz s’e kanë për gjë t’ua japin përmbajtjen e kartelave të pacientëve mediave si kocka të shijshme qenëve të uritur për scoop-e celebritetesh?

Vallë çfarë i mungon mjekëve të tregohen se pari njerëz të qytetëruar e më pas mjekë me minimum etike profesionale në shërbim të qytetarëve?

Shqipëria ta ketë për nder e t’i mbajë si ujë i pakët intelektualë të formatit të Ardian Klosit! Por, mesa duket as i çmon e as i meriton këta njerëz në zhdukje, që si rrallë kush patën kurajë të refuzojnë parajsa të qytetëruara për të ndriçuar me punë të përkushtuar e guxim intelektual mendje në kërkim të dijes, mendimit, së vërtetës dhe qytetarisë.

Të Vërteta të Pathëna
Nga Christopher Hitchens, Vanity Fair, Maj 2011

Çastin e madhështisë time të shndrisë, e kam parë,

Edhe Lakeun eternal pallton të ma mbajë, e të nënqeshë, e kam parë,

Edhe shkurt, kisha frikë.

– T. S. Eliot, “Kënga e dashurisë e J. Alfred Prufrock.”

Sikurse shumë lloje të përvojës në jetë, risia e diagnozës së kancerit malinj e ka edhe ajo një prirje për t’u fashitur. Nis e bëhet bajate, madje edhe vjen duke u bërë banale. Njeriu mund të mësohet fare mirë me fantazmën e Lakeut eternal, si të ish ndonjë i çartur mortsjellës që përgjueshëm fundmbrëmjes në koridor zë pusí, duke gjuajtur çastin për ta thënë një fjalë. Edhe unë jo se kam kushedi çfarë për të mos qenë dakord që të ma mbajë pallton në atë farë mënyre të shquar, si për të më kujtuar ashtu pazëshëm së është koha për të shkuar. Jo, është nënqeshja ajo që më vë poshtë.

Shumë më shpesh se rregullisht, sëmundja më shërben edhe me speciale cingërisëse të ditës, ose shijen e muajit. Këto mund të jenë inflamacione kuturu ose ulçera në gjuhë a në gojë. Ose, pse jo edhe pak neuropati periferale, që t’i bën këmbët të mpira e të akullta? Ekzistenca e përditshme shndërrohet kështu në diçka si prej bebeje, e matshme jo me lugë kafeje të Prufrock-ut, por me doza picërrake ushqimi, që shoqërohen me zukama zemërdhënëse vëzhguesish, ose me diskutime solemne të operacioneve të aparatit tretës, që zhvillohen me të panjohur që të përkushtohen si mëma. Në ditë më pak të mira, ndihem si ai derrkuci këmbë-drunjtë që i përket një familjeje sadistikisht sentimentale, së cilës s’i bën zemra t’ia kullufisë njëherësh më shumë se një llokmë. Veçse kanceri s’është kaq… i tapinosur.

Më dëshpërim-ndjellësi dhe alarmuesi i të gjithëve, gjer më tani, ishte çasti kur zëri më doli befas si një piskamë fishkëllyese prej çilimiu (ose ndoshta derrkuci). Pastaj zuri të regjistrohej gjithandej duke u luhatur midis një pëshpërime të ngjirur e të thatë dhe një blegërime të përvajshme e të hollë si fije letre. Ndodhte që zëri të më trembte, e tani po më tremb përditë se do të zhduket përfare. Sapo qeshë kthyer prej dy ligjëratave që mbajta në Kaliforni, ku me ndihmë të morfinës dhe adrenalinës ende ia dilja të “projektoja” suksesshëm nyjëtimet, edhe kur bëra t’i thërras një taksije diku jashtë shtëpisë  – hiçgjë s’ndodhi. Mbeta i ngrirë, si maçok torollak që kish humbur befas mjaullimën. Më parë mund ta ndalja nje taksi New York-u që prej 30 hapash larg. Ia dilja po ashtu, që pa ndihmë mikrofoni fare, ta rrokja radhën e fundit edhe galerinë e një salle debati të mbushur cit. Edhe mbase s’është ndonjë gjësend për t’u mburrur, por njerëzit më rrëfejnë se po ta kishin radion a televizorin të ndezur, madje edhe që prej dhomës ngjitur, gjithnjë do të mundeshin të ma shquanin tonin, duke marrë vesh kësisoj se edhe unë isha “ndezur”.

Sikurse shëndeti vetë, humbja e diçkaje të tillë s’mund të imagjinohet, përveçse atëhere kur ndodh. Si shumëkush tjetër, edhe unë kam luajtur me versionet e lojës rinore “Cilën do të zgjidhje?”, ku zakonisht debatohet nëse do të ish verbimi apo shurdhimi ai më shtypësi. Por, s’më kujtohet ndonjëherë të kem spekulluar se si mund të ndihesh vallë kur të pllakos memecëria. (Në vernakularin amerikan, të thuash “do të plasja po të isha memec” ndofta do t’i jepte shaks një tjetër nënqeshjeje.) Humbja e aftësisë për të folur i ngjan më fort një ataku impotence, ose amputimit të një pjese të personalitetit. Në një masë të madhe, si në publik ashtu edhe në privat, unë “isha” zëri im. Gjithë ritualet dhe etiketa e bisedimit, që prej qërimit të fytit tek gatitesha të rrëfeja një shaka tejet të gjatë e e të zorshme e deri te (në ditët e rinisë) rrekja për t’i bërë propozimet më bindëse ndërsa e zhysja tonin me një oktavë strategjike turpi, të gjitha ishin pjesë e brendshme dhe esenciale tek unë. Kurrë s’kam mundur të këndoj, por dikur mund të recitoja poezi e të citoja prozë e madje ndodhte edhe që të ma kërkonin një gjë të tillë. Edhe zgjedhja e kohës është gjithçka: ai çast i mrekullueshëm kur ia nis edhe kulmon një rrëfim, ose ia këput me një rresht për të qeshur, ose kur përqesh ndonjë kundërshtar. Për çaste të tilla jetoja. Tani, nëse dua të hyj në bisedë, më duhet të tërheq vemendjen në një tjetër mënyrë, edhe të jetoj me faktin e tmerrshëm se njerëzia do të më dëgjojë “dhembshurisht”. Së paku, nuk do t’iu duhet ta përqendrojnë gjatë vemendjen: s’kam takat të vijoj gjatë, edhe sidoqoftë as që do të mundja.

Kur bie sëmurë, njerëzit të dërgojnë CD. Shumë shpesh, në përvojën time, këto janë të Leonard Cohen. Kështu, së fundmi kam mësuar një këngë të titulluar “Potë jetë vullneti yt” (If it be your will). Eshtë pakëz e sheqerosur, por është sajuar bukur edhe nis kështu:

Potë jetë vullneti yt,

Që unë më të mos flas:

Dhe zëri të më ngrijë,

Siç ishte më parë…

Them se është më mirë të mos e dëgjosh këtë natën vonë. Leonard Cohen është i paimagjinueshëm, edhe i pandashëm prej zërit të vet.  (Dyshoj tashmë se dua t’ia di, ose duroj, që ta dëgjoj atë këngë kënduar prej tjetër kujt.)  Në një farë mënyre i them vetes nëse mund t’ia dal mbanë duke komunikuar vetëm përmes të shkruarit. Mirëpo, them kështu vetëm për shkak të moshës time. Nëse do të më kish humbur zëri më herët, s’besoj se do të kisha arritur shumë mbi faqe të letrës. I kam një borxh të madh Simon Hoggart-it të The Guardian (bir i autorit të Dobitë e Dijes), i cili 35 mote të shkuara më vuri në dukje se një artikull i imi qe i mirë-argumentuar, porse pa jetë, edhe më këshilloi shkoqur të shkruaja “më shumë ashtu siç flas”.  Asaj kohe mbeta pothuaj pa fjalë përballë akuzës se qeshë i mërzitshëm dhe kurrë s’e falënderova siç i takonte, por me kohë e kuptova se frika ndaj vetë-indulgjencës dhe përemrit vetor s’ishte veç forma e saj e indulgjencës.

Më vonë, klasat e shkrimtarisë i nisja duke thënë se cilido që mund të flasë edhe mund të shkruajë. Si ua çelja kështu humorin me një shkallare të lehtë për t’u rrokur, sakaq ua zëvëndësoja me një gjarpër të madh e të neveritshëm: “Sa prej jush në këtë klase, do të thonit ju, dinë të flasin? Dua të them, dinë përnjimend të flasin?” Kjo bënte efekt tamam të mjerueshëm. U thoja ta lexonin çdo hartim me zë të lartë, mundësisht një miku të besuar. Rregullat ishin gjithnjë po ato: Shmangni shprehjet e gatshme (si flamë, siç thosh William Safire) dhe përsëritjet. Mos thuaj se “si çunak, gjyshja më lexonte gjithnjë”, veç në mos ajo pastë qenë vërtet çunak në atë fazë të jetës së saj, e nëse vërtet ka pasë qenë ashtu, atëhere mbase më mirë do t’i binte që të na sillje një tjetër paragraf hyrës. Nëse diçka ia vlen ta dëgjosh a t’i mbash vesh, ka shumë të ngjarë t’ia vlejë ta lexosh. Pra, mbi të gjitha kjo: Gjej zërin tënd.

Lëvdimi më kënaqësi-sjellës që një lexues mund të bëjë, është të thotë se ndihet personalisht i adresuar. Sill ndër mend autorët e preferuar dhe më thuaj nëse kjo s’është bash një nga ato gjëra që të thëthin vemendjen, shpesh bile edhe pa e vënë re. Një bisedë e mirë është e vetmja ekuivalente humane: të kuptuarit se ide të njëmendta po shtrohen dhe njëkohësisht po rroken, se ironia dhe elaborimi gjejnë vendin e vet, edhe se një thënie bajate a verejtje e vetëkuptueshme do të ishte lënduese pothuaj deri fizikisht. Kështu edhe filozofia ka evoluar në simposium, përpara se të shkruhej në letër. Edhe poezia ka nisur me zërin si të vetmin aktor kryesor dhe veshin si të vetmin regjistrues. Në fakt, as unë nuk di të ketë ndonjë shkrimtar vërtet të mirë që të ketë qenë shurdh. Si mundet ndokush, qoftë edhe me anën e sistemit mendjehollë të shenjave të të mirit Abbé de l’Épée, të përsiasë sëmbimet e vogla dhe ekstazat e nuancës që vetëm zëri i mirë-akorduar mund të përcjellë? Henry James dhe Joseph Conrad në të vërtetë i diktuan novelat e fundit – gjë që do numëruar si një nga arritjet më të mëdha vokale të të gjitha kohrave, edhepse atyre do t’u kish bërë mirë të dëgjonin mbrapsht disa prej paragrafëve – edhe Saul Bellow e diktoi një pjesë të mirë të librit Dhurata e Humboldt-it. Pa ndjesinë tonë korresponduese për idiolektin, vula mbi mënyrën me të cilën një individ aktualisht flet edhe kësisoj shkruan, do të ishim të privuar prej një kontinenti të tërë simpatie humane si dhe prej kënaqësive të tjera prej çelësash minorë, sikurse imitimi dhe parodia.

Më solemnisht: “Gjithë sa kam është një zë,” shkruante W. H. Auden te “1 shtator 1939,” përpjekja e tij angështuese për të rrokur dhe kundërshtuar triumfin e së keqes radikale. “Cili mund të mbërrijë të shurdhëtin?” pyeste ai dëshpërueshëm. “Kush mund të flasë për memecin?” Pothuaj po në atë kohë, nobelistja e ardhëshme gjermano-çifute, Nelly Sachs, e kuptoi se qe fantoma e Hitlerit ajo që e kish lënë mirëfilli pa fjalë: zë-grabitur nga mohimi brutal i të gjitha vlerave. Idioma jonë e përditshme e mban të konservuar idenë, sado në mënyrë të moderuar: kur një shërbyes i devotshëm publik vdes, obituaret shpesh thonë se ai qe “zë” për të padëgjuarit.

[Botuar te ResPublica.al më 20 dhjetor 2011]

Lexime dhe Paragjykime
Duke falënderuar për komentet e ofruara për shkrimin “Vitrina dhe Pasqyra Ligjërimi” botuar më 25 nëntor, vura re se disa prej jush u shprehët të shqetësuar sa i takon kuturisjes për të folur lidhur me librin Kurban të E. Ramës pa e lexuar atë më parë. Kjo gjë, sipas jush, i çvlerëson vetiu opinionet duke i kthyer kështu ato thjesht në tufë paragjykimesh (ose lakrash në kokë).

Shpresoj të jem ose së paku mëtoj të jem mendje hapur e të mos qas “lakra” në komunikim. Por kjo s’do të thotë se s’kam (para)gjykime, që i mbaj në vete (me vetëdije ose pa vetëdije) si kanguri të voglin, aq më tepër kur është fjala për komunikim shkrimor ose gojor. Natyrisht që kam. A nuk ka çdokush? Në të vërtetë do të ishte e pamundur në mos e frikshme që një njeri çfarëdo, që jeton e punon mes njerëzve e që përdor fjalën e folur e të shkruar të mos ketë (para)gjykime,– jo lakra! – që themelohen mbi struktura konceptuale, këndvështrime, informacione, njohuri e vlera paraprake. E meqë s’jam e s’mund të jem tabula rasa, edhe ajo ç’kam shprehur për Kurbanin s’mund të mendohej po të mos mbështetej ndër të tjera edhe mbi një truall (para)gjykimesh.Po ç’janë këto (para)gjykime? Shumë gjëra. Kryesore, sidomos në rastin tonë, besoj janë çfarë kemi zgjedhur e zgjedhim për t’u informuar e për të ushqyer mendjen, qofshin këto sasi e cilësi e lëndës intelektuale e shpirtërore, qofshin përvoja të tjera jetësore të përftuara përmes shkëmbimeve e komunikimit me njerëz. Quajini po të doni kut matjeje ose gurë peshoreje, ose sistem bazë e paraprak vlerësimi. Këto –  por aspak vetëm këto – natyrisht ma kushtëzojnë qasjen edhe ndaj Kurbanit. E kur them “aspak vetëm këto” e kam fjalën tek e kaluara e freskët e sidoms faktet e vrojtueshme që ajo evidenton e që s’duan t’ia dinë për paragjykime.

Shkrimi është këqyrur prej disa komentuesve si qëndrim negativ ndaj librit. Le të sjell në  vemendje se shkrimi në tërësi nuk merrej vetëm me librin e Ramës, as me përmbajtjen e tij në veçanti. Përkundrazi, interesi im qe tjetërkund – te disa nga format e komunikimit dhe të përpunimit mediatik të informacionit, duke përfshirë edhe ato që lidhen me Kurbanin. Me fjalë të tjera më interesoi mëfortmediumiqë përcolli mesazhin e që rrëfen shumëçka për të.

Do thënë se një rrëfim ose nismë e një lideri politik për të komunikuar me publikun në vetvete është pa dyshim gjë e lëvdueshme e pozitive. Qoftë edhe si formë e “stream of consciousness” (derdhje e ndërgjegjes) është gjithaq me vlerë, edhepse besoj jo aq për publikun sesa për autorin vetë. Në fund të fundit dobia terapeutike dhe ndikimi pozitiv në shëndetin mendor e mbajtjes së ditarit dhe e shkarkimit të barrave mendore e shpirtërore në formë shkrimore është sot e vërtetuar edhe shkencërisht, përmes eksperimenteve. Politikanë si Berisha ose Basha ose Mediu oseMetaose Prifti ose… (ju e dini lista është e gjatë e nuk do të dilte vendi ta përfshija këtu të gjithën), për nga fajet e mëkatet e hatashme që u rëndojnë në ndërgjegje, do të përfitonin ku e ku më shumë sesa Edi Rama sikur të uleshin e t’i rrëfeheshin vetvetes me shkrim. Por, s’mbaj shpresë…

Megjithatë, pavarësisht se e lexon a jo Kurbanin, s’mund të mos vëresh një koleksion shenjash (cilido mund t’i vështrojë e lexojë) që krijohen e shpërndahen me anë të marketingut dhe fushatës mediatike duke përfshirë edhe pjesë prej librit, të cilat mund ta bëjnë librin të suksesshëm pavarësisht vlerave; por edhe që sidomos janë krijuar gjatë kontaktit thuajse të përditshëm të kujtdo me autorin e veprimtarinë e tij falë ndjekjes së përditshme të syrit mediatik tash sa vjet. Këto shenja varet sesi i lexon. Mua më thonë gjëra të rëndësishme e paralajmëruese. Më sugjerojnë se nuk mund të flitet për të kaluar, ose po të kujtojmë një thënie të William Faulkner, më dëftejnë se: “E shkuara [e Shqipërisë/Tiranës/lidërve politikë] s’është kurrë e vdekur. Madje as që ka shkuar.” (Shënim: teksti brenda kllapave katrore është imi, AB) Akoma, jo! Më thonë se Shqipëria është ajo që është sepse është kurban i të dy krahëve politikë, që deri tani kanë vënë në plan të parë interesat e tyre, jo të Shqipërisë. Ndofta një vizion i ri për të ardhmen është duke marrë formë, edhe Shqipëria do të përfitojë prej tij, por vallë a janë nxjerrë mësime prej të kaluarës?

Pikërisht disa prej këtyre shenjave u orvata të cekja në shkrim. Nëse kjo nuk është kuptuar qartë, faji do të jetë imi. E nëse po gaboj, mbetem gjithnjë e hapur për t’i testuar,  e rivështruar këndvështrimet e kornizat ose për ta thënë me Karl Popper “t’i lejoj idetë të vdesin në vend”. Në të vërtetë dëshiroj të jem gabim.

Përfitoj nga rasti të them se më vjen keq që edhepse Kurbani në Shqipëri është tani i kudogjendur në treg e media, “nga ata që e kanë lexuar” s’kam parë ende një shkrim që të flasë për librin në mënyrë kritike duke i treguar lexuesit të interesuar se përse është i nevojshëm për t’u lexuar (përtej mëshimit në bukuri të gjuhës, tipar me rëndësi por jo i mjaftueshëm, as i dorës së parë në këtë kontekst), në ç’mënyrë të pasuron mendjen përsa i takon ideve e këndvështrimeve që sjell, në ç’mënyrë të bën të vrasësh mendjen e të ndërrosh opinon për gjëra që kujtoje se i dije më parë? Si të ndihmon që të mësosh më shumë për veten e shoqërinë? Ç’boshllëqë a nevoja për ushqim mendor të plotëson? Si i ka raportet me etikën e shëndoshë? Vallë a ndriçon si qiri një qeler të errët? A është çelës që hap skuta ndërgjegjeje? A është i besueshëm, i sinqertë, autentik? Vallë me ç’shkrepa e thepa përplaset etika dhe ndërgjegjia e një lideri e në ç’mënyrë e ruan të pacënuar ose përkundrazi e korrupton integritetin? A rrëfen për rrugëtimin e dikujt që duke udhëtuar bëhet njeri e lider më i mirë? (Jo se një vepër që tregon të kundërtën, sesi njeriut i shkatërrohet integriteti ose i korruptohet shpirti – Barry Lyndon, po më vjen në mendje – nuk mund të jetë po aq e mirë dhe e vlefshme; por prej një autobiografie kuptueshëm s’mund të pritet një gjë e tillë.) Sa të kënaq estetikisht? A mund të kritikohet për gjëra të pasakta? A ka dobësi e cene? Më e rëndësishmja për mua (të cilën e përmendja në artikull): përtej padrejtësive e pengesave nga ana e klikës politike në fuqi, si e trajton dhe si e vlerëson autori rolin e vet në mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve ose disa prej tyre, të cilat nuk pandeh se janë bardh-e-zi, si lexuese çfarëdo do të kisha dashur t’i gjeja në shtyp. E vërteta është se nuk i gjej as për libra të tjerë. Ndoshta Kurbani ofron përgjigje edhe ato mund të jenë përnjimend mbresëlënëse e ndriçuese. Por, për fat të keq kush ka shkruar për Kurbanin, ose e ka baltosur skajshmërisht sidomos autorin vetë (kryesisht kundërshtarët politikë), ose e ka lëvduar po aq skajshmërisht e pa shije. Të tjera shkrime e trajtojnë Kurbanin si të ish pisqollë në skizmat që zhvillohen midis ekstremistëve vetë në fushëbetejë. Të tilla orvajtje nuk shërbejnë shumë. Unë do të doja të lexoja diçka tjetër, përtej pozicioneve ekstreme edhe e sidomos prej dikujt që nuk është “vested” në një farë mënyre, d.m.th që nuk lidhet me veprën, siç janë p.sh. botuesit ose ndihmësit e marketingut dhe reklamës.

[Botuar te ResPublica.al më 4 dhjetor 2011.]

Vitrina dhe Pasqyra Ligjërimi
Qysh kur banakët e panairit të librit gëzueshëm u thyen ose gati u thyen gjatë dhurimit të autografëve dhe blerjeve të Kurbanit të Edi Ramës, grafiku i shitjes së të cilit po t’i përmbahem raportimit mediatik duhet t’i ngjajë trajektores së raketës kur lëshohet prej tokës në orbitë, praninë e librit e gjeta siç mund të pritej edhe në kuvendet e studiove televizive. Sidomos u interesova të dëgjoja se ç’thuhej për të në emisionin Top Story të Top Channel-it të Tanit të ndjerë po të Topit, si dhe në emisionin Opinion të TV Klan.

Përpara se të them diçka për librin, në krye po përpiqem të vë në dukje ç’kam vërejtur në përgjithësi rreth programeve të tilla, edhe kur kam ndjekur tema të tjera, jo vetëm Kurbanin. Së pari, skuadra prej 4 të ftuarish, por më shumë 6-8 komentuesish të përkushtuar marrin e japin me njeri-tjetrin. Shumica janë burra e përgjithësisht shfaqen me kollare bukur-kombinuar me ngjyrë këmishash e cohë kostumesh të mira. Kur ka gra (shumë më poshtë se 30%-ishi i shumëdiskutuar gjetiu) shumica spikasin më fort për veshje elegante, gjunj të zbuluar hijshëm prej fundesh e fustanesh, krehje e stoli in vogue, look e makijazh të mirë-kuruar (siç është e modës të thuhet sot), aq sa mendon se fill pas debatit i pret me siguri një audicion modelimi, vallëzimi me yjet, a mbrëmje gala ku fare mirë mund të jenë dama nderi. Të gjithë të ftuarit kanë vështrim serioz e të përqendruar, rrinë shpenguar këmbë mbi këmbë, ndonjëherë hedhin ndonjë shënim të shpejtë në bllok e që prej bardhësisë së kolltukëve të rehatshëm ofrojnë përshtypje e shtrojnë pikëpamje, përsiasin argumente e shtjellojnë interpretime, numërojnë të vërteta e rendisin të pavërteta, miratojnë a kundërshtojnë, shtrojnë arsyetime, mbrojnë, sulmojnë, kundërsulmojnë.

Herë-herë humbasin durimin, ngrenë zërin e zënë të flasin në kor. Dhëmbë shtrëngohen. Buzë shtrembërohen. Sy çakërrohen. Krahë tunden e gishta tregues shkunden në furi e kanosje. Herë të tjera komentuesit sfidojnë kolegun folës duke u pozicionuar disi diagonal në kolltuk (fol ti fol) e ia nisin një diskutimi paralel nën zë me shokun përbri. Po moderatori? Ky si bariu që kujdeset të mos i lërë dhentë të hallakaten shumë jashtë vathe, herë pas here e sheh të arsyeshme të vërë rregull duke shqiptuar jo më shumë se: “Edhe, zoti Myzafer…?Po pastaj…? Ç’doni të thoni me këtë zoti Vangjel?  E ç’lidhje ka…? Që do të thotë…?” e kështu me radhë. Kur zhurma bëhet ca e lartë, ky shpesh hesht aq sa pandeh se do ta ketë braktisur logun. Por, ndodh të kujtohet se ka zgjidhje më të mirë – ngre gishtin tregues lart si revolver e gjuan shkoqur e prerë: Pu-bli-ci-tet!

Nganjëherë në valë e sipër të punës të ftuarit ndihen të detyruar ta shpien vemendjen doemos edhe te sms-të që u duhet o të lexojnë o të dërgojnë prej celularëve që i mbajnë në gatishmëri për çdo rast mbi tryezat e vogla përbri, ku qetësisht presin shishe të vogla uji për t’ua njomur buzët e ruajtur hidratimin në nivel të pranueshëm komentuesve punëtorë e televizivë…

Jetojmë pa dyshim në kohë të eficiencës, të shpejtësisë, aksionit e  rezultatit “bottom line”, vlugut të punës dhe të “multi-task”- imit. Vetëm se s’kam si të mos çuditem: në gjithë këtë rendje marramendëse, produktivitet televiziv e vemendje të shpërndarë në fronte të shumfishta, si është vallë e mundur të gjendet gjithë ajo kohë për të diskutuar (s’po them për të bërë muhabet)? Me ç’kam vënë re debatet televizive në Tiranë nuk janë më të shkurtër se 121, 143, 138, 158 minuta e ndonjëherë edhe më shumë se kaq (kam ndeshur një herë një debat në Opinion të TV Klan-it, që ishte i gjatë 198 minuta, d.m.th më shumë se 3 orë – u sprapsa sinqerisht edhe e tutur nuk provova fare ta hap video-linkun). Për më tepër, po të mendosh se kush dëshiron të flasë me mençuri e përgjegjësi e synon t’i ofrojë diçka të dobishme publikut, gjasat janë se do të bëjë paraprakisht edhe ndonjë përpjekje për t’u përgatitur disi, së paku për të organizuar, verifikuar e sistemuar idetë e veta, atëhere i bie që koha e përgjithshme që ha debati të shkojë akoma edhe më gjatë…

[Çfarë? Përse po shkon buzën në gaz e më ndërpret, lexues i nderuar? Mos e kam të kotë që e përmend “përgatitjen”? Po më thua “ta harroj atë muhabet”? S’paska nevojë, vërtet? E po mirë, s’po ta prish. Mjaft më përqeshe. Ndoshta ke të drejtë. Veçse siç e di edhe vetë, disa syresh i shohim ndonjëherë të vijnë me një tufë letrash (në stilin e konferencave të shtypit), të cilat rreken t’i valëvitin ekranit si prova në mbështetje të asaj që thonë, paçka se asnjë teleshikues (madje as edhe ti vetë për be) s’është në gjendje të shquajë gjësendi; madje siç do ta kesh vënë re me siguri, shpesh i njejti komentator përfundon i mbytyr nën pirgun e vet të fletushkave e zor e gjen ose s’e gjen fare çka kërkon… ]

Shpesh po të njejtët komentatorë i gjej edhe në TV Klan edhe në Top Channel të diskutojnë bash po për të njejtën temë. Me siguri kjo ndodh edhe në kanale të tjera televizive. Kjo do të jetë ndoshta një nga aryset se pse disa të ftuar vijnë ndonjëherë me vonesë në program (pasi të kenë lajmëruar mirësjellshëm paraprakisht moderatorin). Mbase mbërrijnë vrik si të kenë kryer punë në një stacion sivëlla televiziv, ndërsa gjithë kolegët e tjerë (me sa duket me kalendarë krahasimisht jo aq striktë e pa impenjime të dyfishta televizeve brenda së njejtës mbrëmje) kanë zënë vend prej kohësh nëpër kolltukët bardhoshë e i janë shtruar bisedës për së mbari. Nuk prish punë. I sapoardhuri (me ç’kam vënë re, të vonuar deri tani kanë qenë burra, ndoshta gratë janë më të disiplinuara ose iu mungon ende vetë-besimi për inovacione të tilla të thyerjes së lehtë të rregullave dhe autoritetit) zë vend shpejt-shpejt e shpengueshëm dhe po aq shkathtësisht kap fillin edhe rrëshqet fjollë në rrjedhë të bashkëbisedimit.

Gjithësesi, në debate të tilla gjenden gjithnjë edhe zëra të cilët e vlejnë t’i dëgjosh e prej të cilëve mund të informohesh e të mësosh. Pikërisht me këtë predispozitë u nisa të ndiqja e t’i shkoja për fundi emisionit të 17 nëntorit në Top Channel, pasi mblodha më parë mendjen se një gjë e tillë do të ishte e mundur po ta ndaja më parë programin në dy pjesë. Njërën pjesë e pashë një mbrëmje kur të gjithë flinin, e tjetrën e ruajta për darkën tjetër – pothuaj si film të palejuar erotik me seri, si ato që dikur i ndiqnim me babëzi, fshehtësi e kokëderrësi adoleshentësh në gjurmim të së ndaluarës e misterit, dikur netëve të vona të viteve 80, te kanalet televizive jugosllave. Vërtet bash si vashë gjimnazi u ndjeva kur ime bijë qëlloi të ngrihej në mes të natës për një gotë me ujë dhe befas më zuri gafil me kufje në vesh kërrusur mbi tryezë duke këqyrur Ramën me çorape që skuqnin flakë që prej kaviljes së mbështetur lart në gju, tek shpjegonte zë-dridhur emocioni Kurbanin, kapaku i zbërdhylët e të cilit vjen edhe ai e skuqet strategjikisht, spërkatur vende-vende me njolla të errta gjaku dashi gojë-shqyer – a thua se po shihja sekuencat hyrëse filmike të serialit të Neil Jordan, The Borgias! “Ah, hiç gjë për t’u trembur – ca rrëfenja epike, edhe pak grafike prej Tiranës që ti e njeh dhe e ke vizituar, e dashur!”

Tek flitej për Kurbanin, në Opinionin e TV Klan-it nuk mungonte as edhe vetë botuesja, e cila paraprakisht kish publikuar te gazeta Shekulli vlerësimin e vet të lartë për librin (afermendësh i lartë, sepse si mundet një botues/e të ofrojë vlerësim të ulët për atë çka boton vetë?)

Ndërsa te Top Channel më bëri përshtypje më shumë një komentuese, e cila, duke iu referuar librit e duke marrë përsipër të përqaste vizionin e Ramës me atë të Tanit të Topit, bëri një analogji bizarre midis shpejtësisë ose më mirë ngadalësisë së progresit në Shqipëri dhe shpejtësisë së Tanit të Topit. Sipas saj: “Mendoni pak: po, Shqipëria? Ku shpejtësia e Shqipërisë, e ku shpejtësia 300 km/orë e Tanit të Topit!”

Mos nuk e dëgjova mirë? Pandeha se komentuesja s’e kish seriozisht edhe se dikush do të ndërhynte për të thënë diçka. Mirëpo, jo. Kërrkush nuk e pa të arsyeshme një gjë të tillë… Po, ngadalë moj zonjë e ndalu pak, të lutem shumë! Shpresoj se nuk i dëshiron Shqipërisë vetë-vrasjen si të Tanit-të-Topit-të-qindra-kilometrave-në-orë (pa llogaritur edhe vrasjen e dikujt tjetër — kurban bonus i së njejtës shpejtësi). Në fakt për të bërë vetë-vrasje Shqipërisë do t’i mjaftonin jo 300km/orë të Tanit të Topit, por do t’i dilnin e tepronin edhe 120 km/orë të aksidentit të freskët automobilistik në Tiranë – shpejtësi e raportuar nga vetë Channel-i i Topit këto ditë, shpejtësi e cila përfundoi për fat të keq me vdekjen e qytetares Brunilda Pinderi dhe dëmtimin fizik të disa të tjerëve…

Nuk e di pse shpejtësia shihet kaq kryengulthi e lidhur ngushtë me prosperitetin e kënaqësinë, por jo me rrezikun e kokëthyerjes! Obsesioni ynë me shpejtësinë dhe shpërnjohjen e rregullave (= stadi i zhvillimit të Shqipërisë sot) s’është thjesht çështje të rinjsh të papjekur e mendjelehtë, është me sa duket i ngërthyer keq në botëkuptimin dhe veprimet tona. Eshtë i pakurueshëm, së paku hë për hë… madje edhe në nivel debatesh televizive e përtej!

Po në Top Channel krahas katër komentatorëve në studio, ishte ftuar edhe vetë autori, Edi Rama. Për çudinë time ky nuk ishte në studio tok me të tjerët. Merrte pjesë me telekonferencë, paçka se ndoshta dhoma e tij e punës në apartamentin e shumëpërfolur s’ndodhej as 10-15 minuta në këmbë larg studios (lyp ndjesë po të jetë me larg!). Rroftë teknologjia! Tek e fundit, meqë e kemi, pse të mos e përdorim! Për kontrast, para nja dy ditësh, në një bisedë të ngjashme të zhvilluar në një kanal televiziv publik në Toronto (ku pjesëmarrësit prej distancash të konsiderueshme bëjnë rëndom lidhje telekonferencë), Steven Pinker – studiues e autor i njohur me origjinë kanadeze e ligjërues i shumëkërkuar – kish marrë mundimin të kapërcente kufirin prej Shteteve te Bashkuara e kish begenisur të vinte posaçërisht në Ontario për të diskutuar librin e vet të ri: E paqmja anë e natyrës tonë: Pse dhuna ka rënë / The Better Angels of Our Nature: Why Violence has Declined. (Me siguri Pinker s’do ta ketë patur parasysh Shqipërinë, ku dhuna ka ardhur duke u shtuar.) Gjithë-gjithë intervista ballë-për-ballë në tryezë të studios shkoi jo më shumë se 33 minuta… Pinker do të ketë pas gjase tjetër koncept për teknologjinë e shpejtësinë.

I çuditshëm m’u duk pozicionimi gjeometrik i komentuesve të Topit. Këta qenë vendosur në formë gjysmë rrethi që i kthente shpinën ekranit të madh në ballë, prej ku shfaqej Rama me golf e çorape që kuqëlonin përpara bibliotekës së vet të pasur, a thua se kishin turp ta shihnin njeri-tjetrin, ose më keq, s’donin t’ia shihnin sytë shoku-shokut. Kur merrte fjalën Rama, për së afërmi vizualisht komunikonte me shpinat e bashkëbiseduesve. Ndërsa, për së largu edhe mund të mbante me nga pak vështirësi kontakt syri me drejtuesin e emisionit, i cili nga ana e vet dukej se vinte nga mugëtira. Që andej, tej në sfond e ballazi me Ramën, disi më me zor përhihej audienca si peizazh i ngrirë në celulozë i një posteri të madh absurd. Komentuesit, edhe këta nga ana e tyre, kur flisnin për librin dhe autorin e tij, nuk mund ta shihnin Ramën në sy po të mos merrnin mundimin të kryenin një rrotullim special 90 deri 180 gradë në mos më shumë prej kolltukut ku kishin zënë vend (aty nga fillimi disa edhe e lëvizën pak trupin në kërkim të kontaktit me sy, por dikur u lodhën e hoqën dorë prej rrotullimit jo komod e pak komik qafë-shpinë). Kaq sa i takon konceptimit dhe efektivitetit ‘top’ të komunikimit në studion Top.

Edhe dy fjalë për librin. Në nisje po shpejtoj të sqaroj se s’e kam lexuar. E kam porositur e shpresoj ta lexoj së shpejti. Megjithatë informacioni që gjej në media, më ofron këndvështrime e lëndë të mjaftueshme për të formuar gjykime (që t’i qëndrojnë kritikës ose jo), të cilat mund t’i parashtroj këtu.

Së pari, sado me vlerë të jetë libri Kurban – edhe s’kam pse të mos i marr të mirëqena e t’i konsideroj të sinqerta disa prej cilësimeve pozitive në shtyp – besoj është e pamohueshme se kundërmimi i propagandës është megjithatë i pranishëm e nuk mund të mos vihet re. Sido që ta kenë quajtur, e sidomos sido që ta quajë vetë autori veprën e tij, libri është padyshim një lloj jetëshkrimi a autobiografie që rreket të dokumentojë e vetë-reflektojë mbi një periudhë të caktuar, por edhe krejt të freskët e ende në përpunim e interpretim në mendjen e gjithëkujt. Krahasuar me lloje të tjera shkrimtarish ku autori nuk e vë e nuk synon të vendosë “veten” në qendër – së paku jo drejtpërdrejt, një autor që zgjedh të shprehet përmes një zhanri të tillë, është vetiu i ndjeshëm dhe protektiv ndaj vetes, e cila mbetet veçanërisht vulnerabël ndaj gjykimit të lexuesit, ngaqë ekspozohet njëherazi si objekt e subjekt (edhepse në qendër të qendrës thuhet se është Shqipëria e peripecitë e saj). Edhe tek e fundit të gjitha autobiografitë (ashtu si edhe CV-të e çdo gjë tjetër që përsillet rreth personazhit “unë”) vetvetiu cenet, të metat, gabimet, e shëmtitë, kur nuk i fshehin dot mëtojnë që në analizë të fundit t’i vendosin qëllimshëm ose jo në një dritë në mos të favorshme së paku që priret kah justifikimi, e shpjegimi vetë-mbrojtës. Eshtë natyra njerëzore. Në fotografi duam të gjithë të dalim më bukur se ç’jemi në të vërtetë. Edhe nuk besoj se bëjmë ndonjë faj kur përpiqemi të buzëqeshim, të ngrejmë pak vetullat përpjetë, të rregullojmë krehjen me dorë shpejt-e-shpejt para shkrepjes së aparatit, t’i hedhim vetes një vështrim ashtu si vjedhurazi në pasqyrë, të vendosim gishtin mendueshëm por gjoja shkujdesshëm në mjekër a në tëmth, e më në fund të themi: “Fshije të lutem se s’dola mirë. Nisim nga e para!”

Shqiptarët duket të jenë akoma më të ndjeshëm ndaj formave të tilla të shkrimtarisë, edhe për shkak se këto janë relativisht të reja në Shqipëri. Nga ana tjetër dihet se lexuesi mesatar kudo në botë përgjithësisht i ka për zemër biografitë e celebriteteve, sepse janë më argëtuese e kërkojnë më pak përpjekje e përqëndrim mendor për t’u ndjekur. Sa më pikante ngjarjet, sa më shokuese e të befta ndodhitë, sa më të tensionuara dramat, sidomos sa më të paparashikueshme përfundimet, sa më sugjestionuese pezullia, sa më shumë të fshehta private derdhur prej bodrumeve personale në bulevard publik aq më i mrekulluar publiku. Këto janë të gjitha karakteristika që nuk janë të huaja për Edi Ramën. Jo më kot biografitë e personave që e kanë jetuar jetën e tyre private publikisht zënë vend të parë në vitrinat dhe stendat e librarive – në fakt zor që libra të tjerë në libraritë perëndimore të krahasohen për nga suksesi i shitjeve me biografitë e celebriteteve.

Përkundrazi një biografi e ndërtuar mbi parime e kritere rigoroze të hulumtimit, që mëton të analizojë në mënyre sistemike dhe dialektike, e që më fort se të mbajë gojëhapur e të mrekulluar prej habisë lexuesin – sipas stilit fiction ose gjysëm-fiction që ndërvepron sidomos me emocionet  -  synon t’i drejtohet arsyes, rreket të qëmtojë imtësisht, të analizojë aq sa të jetë e domosdoshme e pa e patur merak shpejtësinë, e të mbështetet në referenca dokumentare të verifikueshme është natyrisht jo aq tërheqëse në mos e thatë dhe e mërzitshme për publikun e mësuar me Big Brother, Këngë Magjike, Fiks Fare, e kështu me radhë. Në këtë kuptim Edi Rama, si personazh në qendër të epikave politike dhe të dramave private të kthyera në melodrama publike, me jetë publike e private si pikturë e komplikuar plot ngjyra e kontraste të spikatura suksesesh e humbjesh të bujshme, me jetë që mund të krahasohet për mirë a për keq sa me atë të politikanëve, aq edhe me atë celebriteteve, është kështu ndoshta si asnjë shqiptar tjetër i pozicionuar si personi publik që e ka vetiu të garantuar suksesin e një (auto)biografie.

Nga ç’kam vënë re prej pasazheve të botuara në shtyp, nga prononcimet e reklama mediatike, nga shitjet e larta dhe nisur nga bindje e informacione si ato që përshkrova më lart kam dyshime e kureshti. Thelbësore sidomos është kureshtja që kam për të rrokur sadopak sesi vetë-reflekton për rolin e impaktin e vet në rrugëtimin e mundimshëm prej më shume se një dekade të Shqipërisë – ndërsa mëton të mbajë sytë nga e ardhmja – një nga personazhet qendrore drejtuese të elitës politike të saj. Të gjitha sa përmenda janë bërë shtysë që ta porosis librin e të përqas sa më sipër me përvojën që sendërtohet me anë të kontaktit intim e pa ndërmjetësi që mund të përftohet vetëm përsëdrejti përmes leximit. Pavarësisht se ç’përgjigje do të marr prej tij e pavarësisht sa bindës, i sinqertë e mendjembushës të më duket rrëfimi, jam e bindur se do të kem ç’të mësoj.

[Botuar te ResPublica.al më 25 nëntor 2011.]

Yrnek shqiponjash për tollovi helene?
Nga fundi i shtatorit të këtij viti, më bëri përshtypje (sikundër do t’i ketë bërë me siguri edhe shumëkujt) një informacion prej Balkanweb-it, ku citohej Steve Forbes të kish thënë se “e vetmja rrugëdalje nga kriza për Greqinë është të marrë shembullin e Shqipërisë dhe Bullgarisë, duke aplikuar në mënyrë urgjente tatimin e sheshtë.” Më tej, po sipas Balkanëeb-it, Forbes këshillonte: “Receta bazë për Greqinë është: shkurtimi real në sektorin publik, aplikimi i taksës së sheshtë, privatizimi i një numri të madh të aseteve shtetërore si dhe thjeshtimi i procedurave për hapjen e një biznesi të ri, reforma të ngjashme si ato të Shqipërisë fqinje”. Gjatë kësaj periudhe të gjithë e pamë edhe fotografinë e jashtëzakonshme të kryeministrit Berisha dhe ekipit të tij me flamurin kuq e zi prapa në ekranin e lartë e gjigant në Times Square të New York-ut, në mbyllje të NASDAQ-ut. Shprehje më triumfale e fytyra më të qeshura, rrëzëllitëse e krenare zor të kem parë ndonjëherë (Pëlcastë zilie opozita shemër!) Çast fatlum, përnjimend!

Qysh atëhere, më shumë ujë se ç’mendohej ka rrjedhur për Europën që zhytet në krizë keq e më keq. Brenda pak javësh marramendëse, e sidomos këto ditë nëntori, Greqinë e kemi parë si një aeroplan motorr-prishur, i cili pavarësisht përpjekjeve të pilotëve, duket se vijon t’i afrohet pandalshëm e kryengulthi cepave e kreshtave të maleve. E në këto kushte, jo modeli i Shqipërisë (nëse Shqipëria vërtet e paska një të tillë për të ofruar), por sikurse s’është më sekret, asnjë model në botë, madje as edhe sikur vetë Zeusi të zbriste nga Olimpi me gjedhë çudibërëse në tryezë, nuk do të mund ta ndalte katastrofën, sepse Greqia për fat të keq eshtë tani në gjendje komatoze – edhe çështja zor se mund të shtrohet më në formën: “A ka ky vend vullnet, kurajo, vetëdije e karakter për të bërë atë që duhet?”. Përkundrazi shtrohet në formën e pyetjes: “A ka realisht mundësi, fuqi, kapacitet, burime e mjete për të mbledhur veten? Likuiditet për të shlyer borxhet e shpëtuar veten?” Edhe përgjigjja është: Jo, dëshpërimisht nuk ka!

Lëngata e Greqisë sa ç’është e organizmit të saj të rrënuar, aq është edhe simptomë serioze e një sistemi të shprishur, e një Europe të sëmurë financiarisht, e një Europe të zënë peng në modelin difektoz të eurozonës. Në këtë pikturë dramatike e katrahurë ekonomike, imëcakja e shumëvuajtuara Shqipëriza jonë, e Ballkanit kokëkrisur, nuk ka natyrisht ndonjë gjë për të ofruar, veç rrugëtimit të saj çalë-çalë përmes korrupsionit, polarizimit ekonomik, sëmundjeve sociale, gjithnjë e udhëhequr prej elitës së vet politike që për tru ka intrigë e grykësi dhe për gjuhë helm e vrer stomaku. E megjithatë e vockla, hirushja-Shqipërushja jonë, të cilën tani po e detyrojnë të përgatitet për ballo e të mbathë me pompozitet (si Miss i vërtetë) petkat e stolitë e festës për 100 vjetorin e pavarësisë, në vend që ndoshta ta mbrojnë e ruajnë sa më shumë nga shpenzimet e luksit të tepërt, është megjithatë tragjikomikisht me fat në këto kohë plot tallaze për mëmën plakë Europë. Pse? Sepse natyrisht s’kish si të ishte e fatmirësisht s’është e s’mund të jetë në eurozonë – pellgun tashmë toksik – sado që ta ketë lakmuar e ëndërruar një gjë të tillë. Madje për shkak të sjelljes tonë prej çetash para-adoleshentësh që gjuajnë me llastiqe njëra-tjetrën, s’na shohin të denjë madje as të na qasin brenda Bashkimit Europian.

Për t’u kthyer te Greqia: Sipas specialistëve, midis të cilëve sidomos ekonomistit grek Yanis Varoufakis (ish-këshilltar i Papandreut gjatë viteve 2004-2007), ajo mund të nisë të gjejë shpëtim vetëm nëse eurozona shpërbëhet në tërësi (jo thjesht duke dëbuar vetëm Greqinë prej saj, sepse kështu do ta dënonin me vetëvrasje), gjë që ndoshta edhe mund të ndodhë (sado e padëshiruar një gjë e tillë) poqese mbretëreshës ekonomike të Europës, Gjermanisë me suficit buxhetor, e së bashku me të e për shkak të saj edhe motrave të veta të pasura, do t’u mbushej mendja të braktisnin euron e paqëndrueshme për t’u kthyer serish te marka e monedhat e tyre të vjetra.

E ndërsa një gjë e tillë tani për tani nuk dihet e mbetet ende për t’u parë, populli grek e ka thikën në kockë. Mbi të gjitha ndihet i çmerituar, sidomos e para së gjithash i çveshur lakuriq prej çka tek e fundit ka fundamentalisht më të çmuar një njeri a popull: dinjiteti. Mbi trup ka plagë e vraga e mbi shpinë e shpirt mban pështyma turpi e epitete ofenduese. Nga njëra anë ato përnjimend ia ka ngjitur e shkaktuar elita e vet qeverisëse, por nga ana tjetër ato s’kanë si të mos shihen edhe si pasoja dhe shenja të gangrenës së përgjithshme të sistemit europian ku Greqia bën pjesë. Në këtë kuptim Greqia s’është veçse hallka më e dobët e sistemit ose ndoshta “kurbani” i Europës plot tallaze e halle për të ndrequr. Në fund të fundit s’do harruar se Gjermania ka lulëzuar edhe sepse Greqia ka qenë një nga tregjet thithëse të mallrave gjermane. Parë kësisoj, kjo e keqe, ky ortek i madh, origjina e së cilit sipas ekonomistëve do kërkuar në politikat e keq-ngjizura të Europës veriore (me rrënjët sidomos në sistemet bankare gjermane e franceze) e te mungesa e lidërshipit europian, po të mos zinte Greqinë, do të kish zënë një shtet tjetër. Në fakt, sikurse dihet në darën e këtij kërcënimi gjenden sot në limbo edhe shtete të tjera me peshë edhe më të madhe ekonomike në Europë sesa Greqia, sikurse Italia, Spanja, Portugalia dhe Irlanda – trena që ose kanë dalë ose seriozisht rrezikojnë të dalin jashtë shinave.

Në këtë situatë, ndërsa i sheh në sy tutorët e saj të Bashkimit Europian pothuaj si qeni i bindur të zotin, mirë është që Shqipëria të vëzhgojë e të këqyrë me vemendje atë që po ndodh në Greqinë fqinje për të mësuar. Para pak ditësh prej internetit ndoqa një program në TV Klan, “Kriza greke dhe ndikimi në Shqipëri” të Blendi Fevziut. Por më shumë se te analiza e krizës greke mua m’u duk se një pjesë e panelistëve e kishin mendjen gjetiu – ose ta shfrytëzonin fatkeqësinë greke si oportunitet në ekran për të bërë karshillëqe të tipit PD/PS me të cilat tashmë nervat e shqiptarëve janë mësuar si narkomanët me narkotikët, ose për t’u grindur e shkëmbyer me njeri-tjetrin romuze dylekëshe, ose për të nxjerrë në vitrinë suksesin shqiptar, i cili sipas tyre do të ishte edhe më shkëlqimtar po të mos na qenkesh kriza greke!

Nuk po ndalem të përmend shifrat e rritjes ekonomike që u diskutuan aty me gjoks-rrahjen tonë karakteristike, sepse ndërsa i kujtoj mendja më shkon te pensionistët e të moshuarit në gjendje ekonomike të turpshme, te shëndetësia dhe spitalet që do të përbënin arsyen numër një për t’ia mbathur nga ai vend, te polarizimi ekonomik dhe akuzat e korrupsionit që rëndojnë mbi elitën politiko-administrative, te parlamenti si shesh gangsterësh gjatë viteve të fundit, të mjedisi i shkatërruar e betonizimi i vijës bregdetare. E më në fund si mund të mos më shkojë mendja edhe te rrenat e freskëta mbi të cilat lartohet ligji i plehrave… Po prit, dale pak… “Po, jo! Jo, kështu!”, do të më thoshte krye-parlamentarja Topalli: “Gabim! Quhet ‘Ligji i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta’!”, duke më sjellë kështu vetiu në mend personazhin Tony Soprano, kryemafiozin, që përndryshe e paraqiste veten si Konsulent i Menaxhimit të Plehrave/Mbetjeve (Waste Management Consultant)…

Greqia s’ka nevojë të kërkojë të ndjekë modele të tipit Tony Soprano, ashtu sikurse edhe Shqipëria të tilla modele duhet të përpiqet të mos i qasë kurrë. Duke rrezikuar të më quajnë “moraliste patetike”, mendoj se modeli që u duhet të dy vendeve, pavarësisht se jo në situata të njëjta, është ai i ndershmërisë dhe i të parit të së vërtetës në sy. Greqia s’ka ç’shembull të marrë nga Shqipëria. Përkundrazi, Greqia, siç sugjeron ekonomisti grek Varoufakis, duhet t’i thotë Merkel-it e nëpërmjet saj popullit punëtor e taksapagues gjerman: “Mos na jepni hua, peshën e të cilave shpatullat tona s’e mbajnë dot më e që doemos do të përfundojnë të gëlltitura prej vrimës së zezë të bankava tona të korruptuara!” Më tej, po të ndiqej “Propozimi Modest për Kapërcimin e Eurokrizës” i mbështetur mbi tri shtylla që ofron po ky ekonomist dhe kolegu i tij Stuart Holland mund të shtohet: “Shpëtoni Europën, e kësisoj edhe Greqinë, (1) duke rikapitalizuar e unifikuar sistemin bankar që vuan nga mungesa e autoritetit fiskal me anë të Fondit Europian të Stabilitetit Financiar (EFSF/ESM), (2) duke mirë-menaxhuar e kontrolluar rreptësisht borxhin me anë të Bankës Qendrore Europiane (ECB), edhe (3) duke mirë-investuar suficitin buxhetor (budget surplus) gjerman nëpërmjet Bankës Europiane të Investimeve (EIB) në sektorët më të shëndetshëm e me të mirë-studiuar financiarisht me qëllim rimëkëmbjen dhe përshëndoshjen ekonomike të Europës në recesion”.

Vetëm kështu, e vetëm duke konsideruar sa më sipër si kushte të nevojshme në rang global e rajonal, POR jo të mjaftueshme – sepse shumëçka do të varej më pas në rang lokal pikërisht nga vetë-disiplinimi dhe zotimi serioz grek ende për t’u vërtetuar, ka shpresë për shpëtimin e shërimin e Greqisë e të Europës.

Sa për Shqipërinë, kjo të ketë kujdes e të mbajë nën frerë shpenzimet buxhetore, të mbajë nën kontroll e mundësisht të zvogëlojë borxhin publik, të mbajë politizimin larg nga bankat e t’i lërë ato të bëjnë profesionalisht e me përgjegjshmëri punën e vet, të mendojë si të kompensojë për zvogëlimin e remitancave nga emigrantët, e ç’të bëjë me emigrantët që mund të kthehen nga Greqia e Italia.

Së fundmi, Shqipëria, në vend që të japë, bën mirë të marrë mend, modestisht të dëgjojë mirë, të nxërë mësime prej ç’ndodh rreth saj edhe sa të mundet t’i përdori si ilaçe të vlefshme e profilaktike për organizmin e vet të brishtë ekonomik e politik që lundron dimrit të pabesë në ujrat e paqeta të Europës së krizës!

[Botuar fillimisht në ResPublica.al më 13 nëntor 2011.]

Libia libaneze e MAPOs
Shoh sot te MAPO online një titull që më bëri kureshtare “Kërcënimi i dyfishtë Libanez”.

Ishte përkthimi i një shkrimi të shkurtër marrë prej Pierre Rousselin në blogun e Le Figaro.

Vërtet, si t’i ketë punët Libani i vogël, mendova, e nga se pikërisht të jetë duke u kërcënuar në mënyrë të dyfishtë këto ditë vullkanike përqark tij?

Dhe ja ç’lexoj:

Në një botë që po rebelohet ndaj diktatorëve, kolonel Kadhafi ka pak shanse t’i shpëtojë verdiktit popullor. Drejtuesi libanez është një shembull i pazakontë i despotit oriental bashkëkohor: megaloman, paranojak, brutal dhe gjakësor.

Rousselin, të jetë shprehur vallë kështu?

Lexoj më tej:

Nëse regjimi libanez reagon me kaq shumë dhunë dhe ndryshe nga vendet e tjera, kjo pasi nuk ka asgjë të përbashkët me fqinjët e tij.

Frëngjishtja e Rousselin-it të jetë kjo? E korrektorëve të Le Figaro-s? Frëngjishtja, zonjë e rëndë përmbi zonja?

Jo, natyrisht, jo.  Eshtë, hirushja jonë, shqipja. Shqipja e shqiptarëve, të cilëve iu rrinë aq ngushtë standardet e normat, saqë po ua prishin drejtshkrimin, vemendjen për shkrim e këndim, koherencën dhe rregullin në mendim, njohuritë për botën e veten, besueshmërinë e fjalës, respektin ndaj fjalës, përgjegjësinë ndaj lexuesve.

Libia më në fund shfaqet papritur pak më poshtë:

Duket se Libia është duke hyrë me shpejtësi të madhe në një konfuzion siç nuk ka ndodhur në vendet e tjera.

Po Libani për të cilin qe fjala deri tani, ku vajti?

Po, cili të jetë kërcënimi, madje i dyfishtë? Ja të shohim se ç’thotë Mapo:

Do të jetë më e vështirë për ta nxjerrë vendin nga kaosi sesa ta ndërtosh duke nisur nga zero. Spektri i dyfishtë; nga njëra anë emigracioni klandestin dhe ndalimi i eksportit të hidrokarbureve i bën europianët të jenë të kujdesshëm. Fatkeqësisht ne nuk kemi mënyra për të shmangur kaosin ku është zhytur vendi që ka një të tetën e rezervave botërore të naftës dhe që ndodhet qindra kilometra larg brigjeve tona.

Ah, nuk qenka kërcënim. Qenka spektër. Spektër i dyfishtë: “…nga njëra anë emigracioni klandestin dhe ndalimi i eksportit të hidrokarbureve i bën europianët të jenë të kujdesshëm.”

Shumë bukur nga njëra anë. Po nga ana tjetër?

Allo! Hé! Ana tjetër e spektrit, të lutem… S’ka anë tjetër. Liban? Libye? Ça ne fait rien! Never mind.

Më poshtë gjeni përkthimin në shqip të Mapo-s dhe origjinalin në frëngjisht marrë  prej Le Figaro-s.

Kërcënimi i Dyfishtë Libanez

Mapo Online, 23 shkurt 2011

Shkruan Pierre Rousselin, Le Figaro

Në një botë që po rebelohet ndaj diktatorëve, kolonel Kadhafi ka pak shanse t’i shpëtojë verdiktit popullor. Drejtuesi libanez është një shembull i pazakontë i despotit oriental bashkëkohor: megaloman, paranojak, brutal dhe gjakësor.

Nëse shefa të tjerë shtetesh autoritare u përshtatën me kohën, duke trukuar zgjedhjet apo duke bërë gjoja tolerime me një opozitë të kontrolluar, Presidenti libanez ka lëshuar terren vetëm në politikën e jashtme, duke hequr dorë si fillim nga terrorizmi, të cilin e ka përdorur gjerësisht, pastaj me kërkimet e tij në krijimin e armëve të shkatërrimit në masë. Por përballë këtyre çështjeve, Kadhafi ka mbetur i njëjtë, ashtu siç e tregoi represioni që po bën në vendin e tij, që nga momenti kur u kap nga vala e revoltës arabe të nisur përreth tij, fillimisht në Tunizi e më pas në Egjipt.

Nëse regjimi libanez reagon me kaq shumë dhunë dhe ndryshe nga vendet e tjera, kjo pasi nuk ka asgjë të përbashkët me fqinjët e tij. Mes shefit suprem dhe popullit nuk ka asnjë institucion që të shërbejë si amortizator.

Qysh prej 42 vjetësh, Djamahiriyya libanez, ky “shtet i masës” i shpikur nga një kapiten i ri puçist, i vetëshpallur kolonel, i cili qëndron në mënyrë feudaliste duke nënshtruar turmën, tashmë janë duke e braktisur. Ushtria, aq e fortë në Egjipt, e cila e mbajti pushtetin pas ikjes së Mubarakut, në rastin e Kadafit është një bashkim i njësive ushtarake që nuk e kanë idenë e Shtetit. Njësitë më efikase i janë besuar pasardhësit të udhëheqësit të revolucionit, të cilat kanë mes tyre një urrejtje të madhe.

Duket se Libia është duke hyrë me shpejtësi të madhe në një konfuzion siç nuk ka ndodhur në vendet e tjera.

Do të jetë më e vështirë për ta nxjerrë vendin nga kaosi sesa ta ndërtosh duke nisur nga zero. Spektri i dyfishtë; nga njëra anë emigracioni klandestin dhe ndalimi i eksportit të hidrokarbureve i bën europianët të jenë të kujdesshëm. Fatkeqësisht ne nuk kemi mënyra për të shmangur kaosin ku është zhytur vendi që ka një të tetën e rezervave botërore të naftës dhe që ndodhet qindra kilometra larg brigjeve tona.

Le chaos en Libye

Par Pierre Rousselin le 21 février 2011

http://blog.lefigaro.fr/geopolitique/

Dans un monde qui se rebelle contre ses dictateurs, le colonel Kadhafi a peu de chance d’échapper à la vindicte populaire. Le dirigeant libyen est l’exemple le plus insolite du despote oriental contemporain. Si d’autres chefs d’État autoritaires ont eu la faiblesse d’épouser leur époque, en truquant des élections ou en faisant semblant de tolérer une opposition contrôlée, le président libyen n’a fait de concessions qu’en direction de l’étranger, renonçant d’abord au terrorisme, dont il avait fait le plus large usage, puis à sa quête d’armes de destruction massive.

Vis-à-vis de ses sujets, Kadhafi est resté tel qu’en lui-même, comme en témoigne la répression indiscriminée qui s’est abattue sur le pays. Depuis 42 ans, la Djamahiriyya libyenne, cet « État des masses »  qu’il a inventé de toutes pièces, repose sur l’allégeance de tribus qui, au vu du bain de sang, sont aujourd’hui en train de le lâcher. L’armée, si forte en Égypte qu’elle y conserve le pouvoir après le départ de Moubarak, n’est chez Kadhafi qu’une juxtaposition d’unités militaires. Il en résulte que la Libye est en train de sombrer à grande vitesse dans la confusion comme aucun autre pays ne l’a encore fait.

Le double spectre d’une immigration clandestine massive et de l’arrêt des exportations d’hydrocarbures interpelle les Européens. Nous n’avons, malheureusement, guère de moyens pour éviter que le chaos ne s’installe dans un pays qui dispose des huitièmes réserves mondiales en  pétrole et se trouve à quelques centaines de kilomètres de nos côtes.

Tiranë në Kairo e Tiranë
Ishte e vështirë t’i shqisje sytë nga Egjipti i derdhur rrugëve të Kairos javët e fundit. Brenda 18 ditësh – që shënuan epilogun e gatitjes së (pa)dukshme, të avashët, të gjatë, herë të zëshme e herë të pazëshme të pakënaqësisë popullore – egjiptianët kundër gjasava e duke zënë shumëkënd në befasi, i rrëfyen vetes dhe botës, se përmes protestës paqësore e këmbënguljes së disiplinuar qe e mundur të përmbysej një nga regjimet më totalitare të pellgut të Mesdheut e Lindjes së Mesme, edhe pse së jashtmi shfaqej po aq monumental, i shtangët e i patrazueshëm sa edhe vetë solemniteti i piramidave të Gizës. Në këtë atmosferë plot ethe e zjarrmi politike në rajonin e Lindjes së Mesme, ndër të parat gjëra për t’u shënuar – veçanërisht për shqiptarët, që sot teksa përballen me skizofreninë politike si kurrë ndonjëherë, paraqiten me vetëdije të topitur – ishte natyra e turmës protestuese. Dihet se turmat si fenomen janë ambivalente. Kanë së paku dy fytyra. Njëra, është ajo e pasionit irracional dhe shtazërisë së instinkteve. Tjetra shpërfaqet si prirje e njeriut për shoqërizim dhe solidaritet, me tipare racionaliteti, civilizimi dhe standardesh të larta etike. Masa e madhe protestuese që kërkonte liri në sheshin Tahrir (që do të thotë po liri) për fat të mirë rrëfeu fytyrën e dytë për tri javë rresht. Tipar i spikatur i protestës ishte natyra gjithpërfshirëse sa i takon përbërjes demografike. Protestuesit ishin në pjesën më të madhe të rinj (mosha mesatare në Egjipt është 24 vjeç, aq sa ç’ishte Mubaraku kur me revolucionin e Nasser-it të vitit 1952 për Egjiptin nisi një kapitull i ri jashtë tutelës britanike), djem e vajza; por edhe të reja me “make-up” e me “hijab”; burra e gra, muslimanë e kristianë; besimtarë e shekullarë; familje, nëna, baballarë e fëmijë.

Faktor ndihmues ishte padyshim edhe roli i ushtrisë si një komponent jo antagonist madje mbrojtës i lëvizjes (ushtria ish popull e populli ish ushtar), rol i cili mbetet ende për t’u vërejtur e zbuluar sidomos gjatë pjesës tjetër të udhës — asaj më të gjatës e më të vështirës, kur Egjipti të vendosë se ç’do ta zëvendësojë Mubarakun dhe klikën e porsapërmbysur, e si do të bëhet ri-shpërndarja e frerëve dhe e pushtetit. Atëhere urtësia e mençuria racionale do të jenë në provë më fort se kurrë e do të lipsen si asnjëherë… Ne shqiptarët pas përmbysjes së diktaturës 45 vjeçare, kemi plot 20 mote që ia provojmë vetes këtë nevojë edhe ende s’kemi sosur së provuari, së vuajturi gabime të përsëritura, e së nxëni me mundim mësime historie.

Tubime si ato të Egjiptit sjellin vetiu në mendje demonstratën disa orëshe të 21 janarit në Tiranë, e cila rrëfeu se edhe pse shqiptarët e kanë thikën në kockë ende janë ndërgjegje-mpirë dhe të pagatshëm për plan të mirë-menduar veprimi. Sjellin në mend edhe kuvendin e Shqipërisë, si tubim i elitës, i atyre shqiptarëve që sot mbajnë titullin e lartë e prestigjplotë “deputetë” (jo etiketën e ulët e vulgare turmë!), por që mjerisht bash si në “turmë shtazësh” dhunojnë jo vetëm verbalisht por edhe fizikisht njeri-tjetrin mu në mes të parlamentit. Pylli dhe parlamenti reflektojnë kështu njeri-tjetrin. Sjellin në mendje sidomos kryemodelin e kësaj sjelljeje — atë të kryeministrit shqiptar — të cilën e shoh si një variant tjetër, ose karikaturë të asaj të Mubarakut, paçka se këta liderë i përkasin konteksteve të ndryshme gjeo-politike, shoqërore dhe ekonomike e paçka se autokrati Mubarak, ndryshe nga Berisha “demokrat” sundoi vendin e tij me dorë të hekurt për tri dekada pa patur nëpër këmbë inkonveniencën opozitare. Veçanërisht performanca televizive e Mubarakut në fjalimin e pafat të 10 shkurtit më solli ndërmend aktrimin e Berishës. Natyrisht fjalimi i egjiptianit ishte pjesë e një skeme të parallogaritur ose hedhje e dëshpëruar për herë të fundit e zarit — e zarit që s’vlente më të hidhej (a në mos për t’i dhënë pak më shumë kohë të huajve ose marionetave të mundshme të fatit të mblidhnin mendjen e të vendosnin përfundimisht se fijet e cilës anë qe më mirë të tërhiqnin). Grandioziteti, ende sfidues edhe në çastet e fundit, ia deformoi autokratit aq fort gjykimin dhe leximin e realitetit saqë, siç ndodh shpesh me tiranët, Mubaraku nuk deshi t’ia pranonte vetes se ylli i fikur i fatit s’mund të shndriste më, madje as deri në shtator. Si nëpër dramat epike vijoi të shpresonte se shelbimi do të vinte duke pozuar si ati i emocionuar, plot dashuri e shpirtgjerësi, gjithnjë i gatshëm për t’i falur bijtë dhe kthyer nga udha e shtrembër, teksa përulshëm pohonte “po, janë bërë edhe gabime”, dhembshurisht deklaronte “më trishtojnë martirët tuaj” (e si mund të thoshte “martirët tanë”?), e përgjërimisht lutej që “për hir të Egjiptit, atdheut tonë, ne duhet edhe kam besim se do ta kapërcejmë së bashku këtë krizë”.

Fjalimi ishte natyrisht i regjistruar e gatuar për skenë e zor të dihet sesi e këshillonin e nëse ua vinte veshin a jo këshilltarëve. Por nëse Mubaraku s’kish a s’qaste këshilltarë, së paku a kish një ekran televizori t’i hidhte një sy sheshit Tahrir? A e kish idenë e numrit të protestuesve? A dëgjonte se ç’thonin, ç’kërkonin e ç’mendonin për të? Përnjimend mendonte se duke e thirrur veten “At” dhe protestuesit “Femijët e mi”, e duke e spërkatur retorikën me Zotin Fuqiplotë, kish shans t’i prekte në zemër të rinjtë egjiptianë, që si shumë të rinj gjetkë kanë sot për Zot Facebook-un e Twitter-in, aq sa shumëkush tani është gati të besojë se Media Sociale po udhëheq deri edhe revolucionet? Kaq sahatmbetur e i hermetizuar të ishte ky president i përjetshëm sa t’i drejtohej një turme imagjinare që nuk ekzistonte veçse brenda mendjes së tij, e të mos kishte sadopak vetëdije se egjiptianët e rinj kanë sot të tjera pikëpamje sa i takon kombëtarizmit, ushtrisë, fesë, ideolgjisë? Sipas James D. Le Sueur në Foreign Affairs kjo mospërputhje botëvështrimesh shpjegohet me konceptin e Çrregullimit të Kohës Postkoloniale. Sipas këtij koncepti për “Mubarakun, që i përket atij brezi që e konsideronte nacionalizmin të domosdoshëm dhe e përdorte mbrojtjen ushtarake në kurriz të lirive civike, koha qëndronte në vend e ngrirë, e kësisoj poterja e protestuesve për ndryshim s’mund të kishte kuptim historik.” Edhe rrallë tiranët (sikurse për analogji iranianët Shah Pahlavi, Ajatollah Khomeini, Ahmadinexhadi; tuniziani Ben Ali, zimbabviani Robert Mugabe, al-Gaddafi i Libisë, etj.) që jetojnë mendërisht në tempuj hyjsh janë të vetëdijshëm ose duan t’i rrokin disa të vërteta që i dinë tokësorët poshtë.

Kjo mungesë kontakti me kohën reale e ky besim paranojak te e pamundura, ka pika të përbashkëta me besimin kryengulët e po aq të sëmurë të kryeministrit tonë. Oratoria e tij, ndonëse super e hidhur, fyese, kërcënuese dhe brutale krahasuar me ëmbëlsinë e tonin përdellestar hiper të shtirur që rrëfeu Mubaraku, dëshmon se të dy këta liderë njëlloj të shkëputur nga realiteti janë e të njejtën kokëshkëmbësi tiranësh ndajnë. Madje për kryeministrin tonë, por edhe për shpurën e tij të vjen të pyesësh, a i besojnë vallë vetes e fjalëve që shqiptojnë? Kur me veten vetëm për vetëm ndodhen, e sytë e mendjes zënë të shohin “playback” deklaratat, fjalimet, thëniet, kundërthëniet, marrëzirat, lapërdhirat, a e ndiejnë vallë sëmbimin e vogël, akuzuesen e madhe, e dëshmitaren e pamëshirë — ndërgjegjen vetiake? Apo Gulagu shqiptar si ai Solzhenjitzit “nuk njeh sëmbime të ndërgjegjes… [sepse] shkeljet që kanë bërë s’janë qortim në sytë e tyre, janë shenja vlere… Ata s’kane kurrëgjë per t’u penduar.”?

Nuk dihet. Por çka mund të thuhet është se Berisha si të tjerë tiranë progresivisht i largohet zonës së arsyes e sundohet gjithnjë e më pakthyeshëm nga pasioni. Siç e vë në dukje R. Qosja, stili i Berishës mbështetet në manipulimin me emocionet e njerëzve. Veçse ky në vend që t’i drejtohet kundërshtarëve plot delikatesë, dashuri atërore, e paternalizëm patetik zgjedh t’i zbrazë mbi kokë kova me fyerje e fjalor të fëlliqët bash nga foltorja e parlamentit dhe kamerat televizive. Duket se shqiptarët anë e kënd Shqipërisë po mbyten më fort nga rreketë e ofendimit, aq shkatërruese për mirëbesimin, sesa nga rreketë e ujit që iu derdh pamëshirshëm qielli.

Nga ana tjetër, natyra paranoide e personalitetit të liderëve të tillë, siç vëren studiuesi Abbas Milani në librin e sapobotuar “Shahu”, i bën këta të prirur që t’i kërkojnë rrënjët e pakënaqësisë popullore jo në kushtet shoqërore, por në faktorë të jashtëm e teori konspirative, po ashtu sikurse edhe Berisha arsyetoi protestën, vrasjen e 4 qytetarëve dhe ”grushtin e shtetit” me çadra dhe stilolapsa më 21 janar.

Mubarakut, si udhëheqës autokrat që kish humbur besimin dhe respektin e qytetarëve, i kish ardhur koha te ikte, madje i sëmurë e me moshë të shtyrë edhe pa revolucion njëlloj ndoshta s’e kish të gjatë, sikurse Shahu i Iranit, i cili edhe ai ishte i sëmurë, e vdiq në ekzil një vit pas revolucionit të 1979-s, kryer po në muajin shkurt, kur Irani përfundoi siç dihet nga shiu në breshër. E ndërsa dëshira popullore për ta rrëzuar Mubarakun u realizua, a do të thotë kjo se Egjipti është i gatshëm për regjim demokratik? Historiani Niall Ferguson (duke kritikuar administratën e Obamës për mungesë strategjie e sjellje dy-faqëshe ndaj Egjiptit) në një intervistë në MSNBC u shpreh këto ditë se Egjipti nuk është gati, sepse nuk ka as këllqe ekonomike e as shtresat e nevojshme shekullare demokratike. Ngjashëm, James D. Le Sueur në Foreign Affairs është i mendimit se populli egjiptian (qysh prej revolucionit të 1952-it) ende nuk ka mësuar të vetë-qeveriset e të vendosë për fatin e tij. E ndërsa ushtria ka hë për hë punët në dorë e nuk dihet nëse vërtet do t’i ndihmojë proceseve e reformave demokratike, edhe përsa kohë nga ana tjetër Vëllazëria Islamike është sot forma më e organizuar opozitare, fatet e revolucionit ende nuk dihet se ç’shteg do të marrin…

Pyetja themelore për Egjiptin në ag të një epoke të re, por edhe për Shqipërinë, e cila njëlloj dëshmon se s’ka mësuar të mirë-qeveriset e mirë-kullandriset, mund të shtrohet kështu: “Të tashmen nuk e duam, por si e përfytyrojmë të ardhmen e ç’kërkojmë prej saj?”. Sepse si Egjipti tashmë pa Mubarak, ashtu edhe Shqipëria, që përgatitet për zgjedhje në maj në një kohë që klima politike është më e ashpër se kurrë, njësoj ndodhen në udhëkryqe.  Edhe sa kohë që teatri politik gjendet në kaos dhe shteti nuk funksionon, aq sa shumëkush problemin e shtron “si të zgjedhim të keqen më të vogël?”, një tjetër pyetje e pashmangshme rri pezull: “Vallë kujt do t’i besohen frerët e vendit t’i marrë në dorë?” Në këtë rast për të dy popujt njësoj kanë vlerë fjalët e historianit Abbas Milani drejtuar Egjiptit në një program televiziv të TVOntario: “Ruhuni nga premtimet e udhëheqësve. Cilët janë këta prijësa? Vallë, e kaluara, sa demokratë i ka dëftuar të jenë? Merrni vesh e peshoni ç’plane e ç’strategji për të ardhmen ofrojnë.” Edhe akoma mund të shtohet: hapni sytë e kujdes nga Berishat e djathtë e të majtë e nga pseudo-prijësat që gjenden në gjirin tuaj e mos lejoni grabitjen e revolucionit! Gjithnjë ka ndodhur grabitja e revolucionit, nga jakobinët, nga bolshevikët, o nga kleri si në Iranin e 1979-s!  Atë çast që tirania bie, atë çast nis sfida e vërtetë e demokracisë, rrugëtimi i gjatë për të mësuar se “çdo të thotë liri e ç’të bësh me lirinë”, rrugëtim i cili siç po e mësojnë mirë shqiptarët kalon nga shtigje plot miklime sirenash e joshje djajsh, rreziqe të pritura e të papritura, grykësi materiale e etje për pushtet.

Protesta e 21 janarit në Tiranë qe e pasuksesshme edhe sepse populli sado i manipulueshëm të jetë, arrin megjithatë të diktojë dikur hilet e majta e të djathta, të cilat (edhe pse pa dyshim tani flasin shumë më keq për pushtetin në fuqi) janë të shumta e të përsëritura saqë vështirë të mos pikasen. Njerëzit janë lodhur duke ndjekur beteja të personalizuara krerësh e nuk rrehen dot tek shohin që njëra palë luan arsonistin (zjarrvënësin), e pala tjetër rreket të luajë zjarrfikësin, për t’i këmbyer pastaj rolet sipas rastit. Për fat të keq kjo gjendje krijon kulturën e “mënjanësisë” dhe apatisë depresive. Edhe në këtë katrahurë në të cilën dergjet Shqipëria, kur forcat politike e kanë humbur besueshmërinë, Shqipërisë i lypset sot një Virgjil udhërrëfyes që t’i thotë si atëbotë Dantes syrrëmbushur e të humbur në pyllin e terrtë ku lëvrijnë hije të frikshme: “Eshtë një tjetër shteg ai që lipset të marrësh!”

[Botuar fillimisht tek Respublica.al, shkurt 2011]

Referenca:

Abbas Milani (2011), The Shah, Palgrave Macmillan

Aleksandr Solzhenitsyn (2007). The Gulag Archipelago, Part IV, Chapter 1, p. 300, Harper Perennial

Dante Alighieri (1995),  The Divine Comedy, p. 61, Canto I, Everyman’s Library

James D. Le Sueur, (2011).  Postcolonial Time Disorder,  ForeignAffairs.com, February 14, 2011

Niall Ferguson,  Morning Joe video on Newsweek’s article Egypt: How Obama blew it, msnbc.com, February 14, 2011

Rexhep Qosja, emisioni “Shqip”, Top Channel, 7 shkurt 2011

Shkodërgate
Dihet që jeta njerëzore karakterizohet nga brishtësia, edhe duam s’duam, mbetet në thelb funksion i tragjedisë dhe vdekjes, sepse kërrkush nuk ekziston përveçse në atë interstic ku ndërveprojnë e ndeshen madhësi e forca të fundme e të pafundme.

Fakeqësitë, sikurse tërmeti në Haiti, tsunami në Azinë Juglindore, aksidenti ajror, diagnoza fatale e një sëmundjeje terminale, lëngata mendore, vdekja e një dashurie, humbja e njeriut të zemrës, etj. që përmasohen nga e pafundmja dhe e parrokshmja, s’kanë asgjë në vetvete që t’i bëjë “të liga” e kësisoj përfaqësojnë parakushte të pashmangshme të ekzistencës. Tragjedia tek e fundit thjesht është premisë sine qua non e qenies. E prej këtij pikëvështrimi, çka po ndodh tani në Shkodër e më gjerë, madje jo për herë të parë, natyrisht është katastrofë, të cilën banorët e atij vendi po e jetojnë e heqin mbi shpinë sërish (e prap sërish) e ndoshta edhe më rëndë kësaj here. Duhet thënë se për fat të mirë, krahasuar me Gërdecin, në përmbytjet e këtyre ditëve nuk u dëgjua për humbje jetësh – po të përjashtoj këtu shtatzaninë e një gruaje të re që përfundoi me foshnjë të pajetë, ngjarje për të cilën një drejtor spitali u kujdes të deklarojë se nuk kish pse lidhej me qëndrimin e nënës në ujë deri në gju, në mos kraharor. Ndoshta. Por, nuk di nëse po ky titullar e kujdestar i shëndetit njerëzor do të ish shprehur njëlloj, po aq prerë, e po me atë ton pak hokatar sikur në vend të gruas rome të ish për të lindur në të njetat kushte e shoqja ose e bija. As nuk e besoj se do ta shihte të nevojshme të na njihte publikisht me hollësitë e kartelave mjekësore të grave të dashura të tij…

Po sikur situata në zonat e përmbytura të ishte njëmend më kërcënuese për jetët njerëzore? Cilido do të rrekej të pyeste (natyrisht veten, kë tjetër?) se sa e përgatitur vallë do të ishte, është, a do të jetë Shqipëria e sistemi i saj administrativ për ta përballuar? Nuk dihet. Pas gjase, aspak, sikurse na rrëfen me elokuencë përvoja gërdecare, e cila jo vetëm nuk u parandalua, por për më tepër edhe kur u bë fait accompli, s’u trajtua qoftë edhe sa për sy e faqe në formën e leksionit “mëso nga pësimi”. Mos shkoni me tutje ju lutem tek analiza të impaktit njerëzor, financiar, teknik, ekologjik… Sidoqoftë, të na rrojnë e i paçim ndihmat ndërkombëtare dhe organizatat e huaja që përgjigjen me përkushtim në raste emergjente!

Çka ngjet me motin në Shqipëri këto ditë e javë, pamjet e udhëve shndërruar në pellgje e përrenj, mijërat e hektarëve katandisur nën ujë e mijërat e qytetarëve që presin furnizime, të evakuuar a të bllokuar nuk projektojnë vetëm përmasën e frikëshme të së verbërës, së pazaptueshmes e së ndërkryerës natyrë. Fotot e të rriturve e të miturve me bukë nën sqetull teksa lundrojnë me barka e pedalojnë biçikleta përgjatë rrëkeve janë më së pari dëshmi përmasash të fundme, të natyrës së korruptuar njerëzore, të “së keqes” që shprehet përmes veprimeve e mosveprimeve, të cilat në dallim me trillet e mëmës natyrë janë përkundrazi mirë e bukur të matshme, të kontrollueshme e përgjegjësimbajtëse. Në dallim nga tragjedia, kjo lloj e “e keqe” përkundrazi nuk është edhe s’ka pse të jetë parakusht i pashmangashëm i ekzistencës, sepse krahasuar me tragjedinë karakterizohet nga voluntarizmi edhe nuk përftohet si domosdoshmëri e verbër dhe fatale. Në fakt e keqja e rastit në fjalë, sado paradoksale e diabolike të tingëllojë, i shëmbëllen orvajtjes që udhëhiqet nga pikësynime të mirëllogaritura, ose përndryshe si mëtim i vetëdijshëm për t’i bërë kushtet e ekzistencës enkas më patologjike se ç’mund të ishin ose të jenë normalisht. Ndryshe ç’të thuash kur sheh Berishën nga foltorja e Kuvendit në vitin 2004 (për bukuri i këmbyeshëm me të tjerë politikanë pushtet-adhurues në të djathtë e në të majtë) të ligjërojë patetikisht:

Jam këtu për të denoncuar cinizmin ekstrem, amoralitetin total me të cilin qeveritarët u përpoqën të mbulojnë veprën e tyre, përmbytjen e Shkodrës për të shumtën herë, në një shenjë urrejtjeje patologjike, në një qëndrim fund e krye antikombëtar, në një qëndrim primitiv, të turpshëm… Mësojeni se Buna dhe fryrja e saj, dhe fryrja e liqenit nga fryrja e Bunës, është mekanizmi kryesor, shkaku kryesor i përmbytjes së Shkodrës… Nuk mbroj Shkodrën këtu more, mbroj kombin, mbroj vendin. Vendi është i pandarë, Shkodra është e pandarë. Si të duket ty, Kryetar Parlamenti, të dëgjosh deklarata të tilla: Se nuk përmbytet Shkodra nga hapja e portave kur sot s’ka njeri që nuk e di…se Shkodra nga Kiri dhe nga Buna përmbyten, nga liqeni. Buna fryn liqenin. Po sigurisht në qoftë se ti e mban Fierzën me 288 metra, atëherë ç’të shtyn ty të mbash në kuota maksimale Komanin dhe Vaun e Dejës. Janë shumë të thjeshta regjimet. Por regjimet i rrëzoni për Shkodrën, të cilën e urreni, doni ta përmbytni sa herë të doni.

Le ta lemë parlamentin shqiptar të rënduar e dënuar me dëgjime turpesh. Për krahasim, le të kujtojmë katastrofën natyrore Katrina të vitit 2005 në New Orleans, Lousiana, ku më shumë se 1,800 njerëz humbën jetën dhe dëmet materiale u llogaritën në mbi 81 bilion dollarë. Digat e argjinaturat e ndërtuara në vendin më të zhvilluar në botë nuk e mbajtën dot zemërimin e qiellit. Investigimet që u kryen më pas treguan se tragjedia në New Orleans nuk do të kish patur kurrsesi ato përmasa që shtangën kombin amerikan e botën mbarë, nëse ato argjinatura dhe mekanizma të tjera mbrojtëse nuk do të ishin konceptuar dhe ndërtuar shkel e shko, me gabime e mangësi teknike. E natyrisht qenë të tilla, ngaqë politikanë të korruptuar patën abuzuar bash me fondet e destinuara për shmangien e fatkeqësive natyrore. Prandaj jo më kot çka ndodhi në atë anë të Amerikës u pagëzua nga mediat me termin Katrinagate. Sa i takon asaj që po ndodh aktualisht në Shqipëri, do të ishte ndoshta më mirëpërshkrues, kuptimplotë e shumëpërfshirës togu “Albanian Watergate”!

Duke hedhur vështrimin në relieve të tjera gjeografike dhe etike, mund të pyetet: Po si ia bën e ulta tokë e Hollandës (me 25% të sipërfaqes nën nivelin e detit dhe 50% të territorit më pak se një metër mbi nivelin e detit) përballë tekave natyrore e kanosjeve oqeanike? Përse digat, argjinaturat dhe fortifikimi bregdetar në atë vend të bekuar funksionojnë si duhet, e pas gjase do ta kishin pritur furinë e qiellit po aq pa u dridhur e po aq faqebardhë edhe po të kishin qenë në New Orleans? Përgjigjia ndoshta së pari do kërkuar te puna pa hile, pa dredha dhe e ndershme e atij populli të mirëqeverisur, i cili për të mirën e përbashkët punon me përkushtim për t’i përballuar me sukses sfidat natyrore dhe njerëzore.

Në këtë kontekst kjo nëmë dimërore është në fakt (për)mbytje e Shqipërisë prej së keqes e hipokrizisë që përshfaqet me fytyrë qeverie e institucionesh, me mendje e shpirt zhytur e përmbytur në lakmi e babëzi, zhgërryer në ngjyrë demokratike, ngjyer në zgjyrë socialiste, gjë që Fatos Lubonja e përçon kthjellët kur thotë:

Tani që po përmbytet Shkodra dëgjojmë se kjo maxhoranca e përgjegjësive njerëzore në Tiranë, po na thotë se përmbytja e Shkodrës është fatkeqësi natyrore dhe nga ana tjetër, dëgjojmë opozitën e fatkeqësive natyrore në Tiranë, të akuzojë se kjo e Shkodrës është papërgjegjshmëria e qeverisë së njerëzve të korruptuar.

Historia përsëritet, por prej saj nuk mësohet. Pa qenë nevoja të shkoj larg, edhe te soap operat, tashmë skenarët me rivalë që fatkeqësia i bashkon janë shndërruar në klishé të tejlodhura. Mirëpo në mjedisin e helmatisur e të korruptuar të politikës shqiptare një dukuri e tillë ku kundështarët bashkërendojnë forcat e veprimet – qoftë vetëm përkohësisht – në emër të lëngatave e interesave madhore të vendit të tyre mbetet ende për t’u zbuluar.

Po të flisnim me gjuhën e mitologjisë dhe narrativave më të vjetra të njerëzimit, mund të pohonim se një organizim shoqëror si ai i Shqipërisë, i asfiksuar prej korrupsionit dhe kaosit, pashmangësisht si të thuash lejon që “të derdhë mbi vete mallkimin e Zotave”, sepse ndëshkimet që u bien shoqërive të korruptuara pak dallojnë prej zemërimit e ndëshkimit natyror, meqë ato sisteme janë vetiu gjithnjë të keqpërgatitura për të përballuar tërbime zotash, gjëma natyrore dhe humanitare. Prandaj mund të thuhet se Shkodrën, sikurse New Orleans – edhe pse në përmasa e shkallë humbjesh të ndryshme – e përmbyti korrupsioni dhe keq-qeverisja.

Mirëpo Shqipëria e shekullit të 21-të nuk e meriton e nuk mund t’ia lejojë vetes rrugëtimin nëpër një cul-de-sac të tillë etik që shpie pashmangësisht në përmbytje e vetë-shkatërrim. Në stadin e sotëm të zhvillimit shoqëror, ekonomik e teknologjik ripërtëritja e vetëdijes morale bëhet doemos nevojë e kërkesë e panegociushme, nëse shqiptarët duan ta shpëtojnë Shqipërinë nga vetë-përmbytja dhe katastrofa. Edhe veprimi që çasti dhe e ardhmja lypin ngutshëm është bashkërendimi i frytshëm i forcave të pozitës e opozitës, edhe lënia mënjëanë e lojës ”e ka kush e ka”, kutive me kapak e pa kapak, e tregimit me gisht, e llogoreve dhe pusive të hakmarrjes, e kërkesave për dorëheqje, e luajtjes me mjerimin e fatkeqëve, e kanosjeve dhe e kërcëllitjeve reciproke të dhëmbëve prej ujqish që duan kapital e pushtet politik me çdo kusht.

Referenca:

Stefani, A., “Është Fiks Fare, Berisha Përmbyti Shkodranët!”, gazeta Shqip, 8 dhjetor 2010

Lubonja, F. , “Fatkeqësi, por jo natyrore”, gazeta Panorama,3 dhjetor 2010

Horace Vernet, Joseph Vernet Tied to a Mast in a Storm, c. 1822, Musée Calvet, Avignon, photograph by André Guerrand

Çështja Nexhip Qepi
Në vijim të shkrimit Dukat e Dragot, më poshtë po përcjell të plotë një koment që dërgon në blog z. Vladimir Kosturi i shoqatës Lidhja e Emigrantëve Shqiptarë “Iliria” në mbrojtje të Nexhip Qepit, shqiptarit që akuzohet nga drejtësia italiane në Reggio Emila për abuzim seksual ndaj të birit 4-5 vjeçar.

Shënim: Për të respektuar gjuhën standarde edhe kësisoj për lehtësi leximi e për kthjelltësi më të mirë kuptimore, aq sa ka qenë e mundur letra është redaktuar sipërfaqësisht, pa ia prekur përmbajtjen. Çka shpreh letra i përket kryekëput autorit, V. Kosturi, të cilin e falenderoj për prurjen, edhe nuk përputhet doemos me botëvështrimin e këtij blogu. Theksimet në disa pjesë të letrës janë të miat.

Për ata që e ndjekin këtë blog, mbetem gjithnjë e interesuar të di se ç’mendojnë edhe ua mirëpres pikëvështrimet që do të mund të ndanin mbi këtë çështje.

E dashur Regëtima!

Ne jemi në brendësi të çështjes, sepse po e ndjekim hap pas hapi dhe bëjmë një punë paralele me atë të avokatit. Lidhja e Emigrantëve Shqiptarë “Iliria”, e cila e ka ne stilin e vet të shoqërojë betejat legalo-administrative me protesta, për fat të keq është e vetmja  eksperiencë shqiptare në emigracion edhe për këtë ka patur edhe kundër, në mënyrë të hapur institucionet shqiptare në veçanti, sepse në veçanti në Romë është parë si konkurrencë që i është bërë ambasadës. Madje vetë ambasadori Llesh Kola, në një mbledhje fliste se nuk ishte dakord, që hapej fjala, që një shoqatë ka zëvendësuar ambasadën.

Ne deri tani kemi shkruar të paktën 100 faqe midis letrave [dërguar] institucioneve dhe komunikatave te ndryshme, nëpërmjet të cilave piqet ideja se si qëndrojnë realisht gjërat. Unë personalisht kam insistuar që në fillim, që “kartën e traditave” do të na e përdornin si vetëvrasje dhe kam insistuar edhe me avokatin e çështjes, Aldo Pardo, përse edhe ai pohonte, se ishin prekur gjenitalet, kur në të vërtetë në videoregjistrimet nuk dukej asgjë… Por bindja e masës së manifestuesve ishte se mënyra më e mirë për ta mbrojtur ishte ajo e traditave të shqiptarëve…

Ne, duke patur eksperiencën e marrjes së leje-qëndrimeve, të heqjes së ekspulsioneve etj. për dhjetra vjet dhe duke patur takime me kuestorë, prefektë, zv. ministra etj., në një gjë jemi të qartë: “Nuk ekziston mëshira institucionale”. Por meqë në Reggio Emilia një eksperiencë të tillë shqiptarët nuk e kanë, u përpoqëm të përshtateshim dalëngadalë dhe edhe në disa raste kemi thënë me ta një gjë, por zyrtarisht kemi shkruar tjetër… Nuk ramë në këtë presion, siç ra prefekti i Vlorës. Në këtë pikë e dëgjuam pak masën e emigrantëve, të cilët duke e njohur personin dhe të bindur për pafajësinë e tij, i mëshonin traditës si mjet për të dalë nga situata tragji-komike, qe iu krijua kësaj familjeje.

Në letrën e parë zyrtare drejtuar institucioneve , kemi theksuar, se në videoregjistrimet nuk duket asgjë dhe me qëllim janë vënë pa zë. Gjykata e Reggio Emilia-s, na përgjigjet zyrtarisht me një leter rekomandé, ku nuk përmenden traditat, por na thuhet fjalë për fjalë: “Hetuesit do të hedhin dritë të plotë mbi episodet, që kanë çuar në arrestimin e Nexhip Qepit.” dhe nuk flitej absolutisht për prekje të organeve gjenitale… Tani që videoregjistrimet janë të paligjshme, kësaj përgjigjeje zyrtare çfarë i mbetet? Asgjë… Që Nexhip Qepi është i pafajshëm dhe gjithë kjo histori është një shpikje, të cilën e zmadhoi media, në veçanti ajo shqiptare…

Në gazetën “Panorama” një farë ARBANA flet se “policia menjëhere zbuloi brenda 24 orëve që Nexhipi e puthte djalin tek gjenitalet dhe tre herë e çvesh djalin nga mesi e poshtë”. Kjo është shpifje, sepse telekamerat qenë të instaluara në shtepinë e Nexhipit për më shume se një muaj dhe nga sekuencat rezulton, se qoftë babai, qoftë djali janë të veshur, sipër dhe poshtë, ndërsa babai e përkëdhel sipër mbathjeve djalin dhe këtë akuza [e] intepreton si abuzim seksual, ndërsa ne themi se nuk i ka prekur fare organet gjenitale, sepse nuk duket as fytyra e Nexhipit dhe as pjesët e zbuluara te djalit… Këto sigurisht nuk janë interpretime apo këndvështrime, por ajo që kemi parë në videoregjistrimet.

Janë bërë 6 protesta dhe janë caktuar datat e dy protestave të ardhëshme… Protestat shoqërojnë atë luftë hierarkike që bëhet gjatë evol[u]imit dhe ndryshimeve që vijnë…  Letra e tretë zyrtare jona është, se Nexhip Qepi, arrestohet pa asnjë provë (që është e vërteta) dhe protestat mbështesin këtë kërkesë zyrtare… Për zgjidhjen e kësaj çështjeje procedurat legale të avokatit e kanë hapësirën të kufizuar, ndërsa është shumë më e mundshme zgjidhja me një konfrontim publik sensibilizues dhe me një mediazion kulturor, jo për të mbrojtur traditat tona të prekjes së gjenitaleve, të cilat nuk ekzistojnë, por për të sqaruar sjelljen e të akuzuarit gjatë hetimeve…

Ne e dimë mirë, se shumë shqiptarë dënohen, sepse nuk e njohin hipokrizinë e botës së qytetëruar, e cila në emër të mbrojtjes së të drejtave të njerëzve, realisht po e çon njeriun drejt shkatërrimit. Mënyra jonë formale e të folurit, shumë herë na çon në pozicionin e fajtorit… Pse mbahet Nexhipi akoma në burg kur nuk ka asnjë provë??? – Kur është arrestuar ka thënë se: “Fëmija është imi dhe unë me të bëj çfarë të dua, dhe do të bëj edhe mbasi të dal nga burgu!” (me ketë shprehje bëhet hipoteza e “të rrezikshmit social”), ndërsa kur në burg një i afërm e ka pyetur se kush i uli pantallonat, ai apo djali, Nexhipi nuk tregon të vërtetën dhe thotë djali (hipoteza tjetër e gjykatës “rrezik për të zhdukur provat”)… Një mediacion kulturor, do të sqaronte se ne shqiptaret kemi një sëmundje që na bën të humbim shumë raste në favorin tonë, madje ndonjëhere na çon në burg, që është “KRENARIA E TEPRUAR”… Sa herë dëgjojmë burra shqiptarë të thonë: “të më bëjë gruaja mua siç të bën ty, unë e vras”. Në të vërtetë këta që thonë kështu thjeshtë mburren dhe në të shumtën e rasteve rrinë sus para grave, ndërsa hipokrizia perëndimore të mbyt me propagandën e dashurisë, por mbas saj fshihet violenca me atroçe…

Për ne procesi ka mbaruar. Gjykata kapet pas fijesh kashte e ndihmuar nga masmedia, në veçanti nga ajo shqiptare, që tha shume gjëra të pa qena dhe e paraqiti këtë prind të shkëlqyer ose si përbindësh, ose në rastin e zbutur si injorant fshatar… Por ne nuk do t’i ndërpresim protestat dhe do të përdorim edhe forma të tjera derisa drejtësia të shkojë në vend dhe të rekuperohet imazhi i famijës së Nexhipit dhe në përgjithësi i shqiptarëve…

Dukat e Dragot
Ka disa javë që në media flitet për rastin e emigrantit shqiptar në Reggio Emilia të Italisë, Nexhip Qepi (ndonjëhërë shkruar në media edhe si Qepja), i cili gjendet sot i burgosur dhe i akuzuar për sjellje abuzive ndaj të birit 4 vjeçar, ngaqë u mor vesh se ia shfaqte afeksionin djalit të vogël edhe duke ia puthur organin gjenital.

Konteksti kulturor i këtij rasti fatkeq lidhet me gëzimin e mirënjohur prindëror shqiptar, e me sa duket ende extant e të pavjetërueshëm edhe te babai shqiptar i shekullit te 21-të, kur këtij i realizohet dëshira përvëluese e lindjes së një mashkulli që do t’ia bartë genet e shtrijë prezencën e mbiemrit në histori — dëshirë që kthehet në krenari dalldisëse sidomos kur më së fundi vjen e përmbushet vetëm pas një vargu përpjekjesh që fati rrengpunues ndonjëherë këmbëngul t’i përdorë në favor të shtimit të gjinisë femërore mbiemërndryshues.

Lidhur me këtë ngjarje, te BalkanWeb ndoqa më 5 nëntor 2010 një video të shkurtër në të cilën psikologu Edmond Dragoti, komentonte për këtë rast. Një variant i transkriptuar po nga BalkanWeb-i gjendet këtu. Mendova, se do të ishte një ndërhyrje e nevojshme e sqaruese, veçanërisht për të gjithë ata shqiptarë që u vunë të protestojnë në Itali e në Shqipëri. Por u habita me çka dëgjova prej psikologut.

Dragoti e konsideron të padrejtë burgosjen e Qepit dhe e karakterizon trajtimin e çëshjtjes nga opinioni dhe drejtësia italiane – pa dallim nga turmat shqiptare protestuese në Itali e Shqipëri – si funksion të stereotipizimit dhe dallesave kulturore.

Thotë Dragoti:

Kemi të bëjmë me 2 elementë, së pari me ndryshimin e kulturave dhe me qëndrimin paragjykues dhe stereotipik ndaj emigrantëve, të cilët paragjykohen qoftë edhe për gjëra që një italian nuk do ishte paragjykuar. Fakti që ai ishte emigrant ka shtuar dozën e stereotipisë ndaj emigrantëve. Kjo shoqërohet edhe me qëndrime në nivelin institucional sic janë edhe gjykatat italiane.

Që fjalë të tilla të vijnë nga çdokushi nuk çuditem, por që të dalin bash nga goja e një specialisti të psikologjisë më duket për t’u shqetësuar. Ja sepse:

1) Është e tepërt të vë në dukje edhe besoj se Dragoti e di më mirë se unë se nuk ka teori, autor e tekst të psikologjisë që ta justifikojë me rrethana kulturore prekjen e fëmisë në organin gjenital. E meqë fjala është për mënyrën si konsiderohet kjo dukuri në vende perëndimore, siç është Italia, duhet thënë se informacioni vetëdijesues në këto vende prej kohësh ka zbritur prej teksteve akademikë në mendjet e publikut, të prindërve e fëmijve përmes materialeve edukuative në nivelet që kërkojnë kopshtet, shkollat e mjediset e tjera publike e komunitare. Si prind që i ka rritur të dy fëmijët në kopshte amerikane e kanadeze, mund të pohoj se instruksionet që marrin fëmijët nëpër kopshte e shkolla, fletushkat që sjellin prej andej në shtëpi, librat e materialet e rëndomta edukativë janë aq të ilustruara e të prera sa është pothuaj e pamundur të ketë prind të pavetëdijesuar lidhur me dallimin se ç’është e ç’nuk është e lejueshme sa i takon kontaktit fizik me fëmijët.

2) Nëse në Shqipëri, siç e tregojnë protestat popullore, shprehi të tilla kulturore si ato që shpërfaq Qepi prej Dukati ende konsiderohen si normale, kjo do të thotë se ka ardhur koha që në edukimin shkollor të zënë vend me ngut e përparsi materiale informuese e vetëdijesuese që garantojnë respektimin e dinjitetit dhe e të drejtave njerëzore te femijëve e të mirërritjes së tyre. Në vend të përligjjes, përkundrazi, edukatorët, punonjësit socialë dhe psikologët shqiptarë, pikërisht mungesa të tilla duhet të marrin në shqyrtim duke u përpjekur që t’i vetëdijesojnë shqiptarët për vlerat e praktikat themelore të shoqërisë së lirë pjesë e së cilës duan të bëhen.

3) Është sidomos për të ardhur keq që Dragoti deklaron në televizion se “Fakti që [N. Qepi] ishte emigrant ka shtuar dozën e stereotipisë ndaj emigrantëve. Kjo shoqërohet edhe me qëndrime në nivelin institucional sic janë edhe gjykatat italiane.” Të flasësh për stereotipe e diskriminime në nivel kuluturor është një gjë, por të marrësh guximin t’i shtrish ato në rangun e organeve të drejësisë është një gjë krejt tjetër edhe kam frikë se Dragoti për fat të keq shpërfaq kësisoj papërgjegjshmëri të pafalshme. Si mund të lëshohen shashka të tilla publikisht? A është Dragoti i përgatitur ta mbrojë e ta provojë një akuzë të tillë serioze për sistemin italian të drejtësisë?

4) Të akuzosh italianët për stereotipizim, diskriminim e paragjykim të emigrantëve, do të thotë t’i luash keq kartat e diversitetit, t’i frysh një zjarri të rrezikshëm e të kontribosh në nxitjen e reaksioneve kundërprodhuese që minojnë integrimin shqiptar në shtetet ku kanë emigruar. Diversiteti i kulturave dhe gjithëpërfshirja nuk parakuptojnë aspak negociim pa kushte të çdo shprehije a kornize kulturore. Ka vlera të tilla kulturore si integriteti fizik dhe emocional i fëmijëve që janë absolutisht të panegociushme. Në të vërtetë, përtej diversitetit të mendimit, vlerat e të drejtat njerëzore lipset të jenë të njejta, e nuk mund të tolerojnë diversitet. Eshtë pikërisht ky njejtësim i vlerave bazë njerëzore që garanton kohezionin dhe mbarëvajtjen komunitare. Me siguri do të ketë italianë që abuzojnë me fëmijët, ashtu sikurse ka abuzues në çdo vend. Por, me siguri cilido italian i tillë – në dallim nga Qepi – do të ishte i vetëdijesuar për sjelljen e vet kundërvajtëse me normat shoqërore, e do të ishte përpjekur së paku ta mbante të fshehtë. Veprimin e Qepit, ndoshta edhe mund ta kuptojmë duke mbajtur syzat tona shqiptare kulturore e ndoshta mund të kemi edhe empati (jo simpati) për këtë baba sa fatkeq aq edhe arkaik, por kjo nuk do thotë aspak se veprime të tilla mund të lihen të shkojnë, me njërin sy të mbyllur, pa ndëshkim e konsekuenca.

Një gjuhë e mendësi e tillë nuk lëshon dritë të mirë as mbi Dragotin, as mbi komunitetin e psikologëve ku ai aktivizohet. Nuk i ndihmon shqiptarët të korrigjohen e të përparojnë kulturalisht, as nuk i ndih integrimit të tyre në familjen europiane ku këta aspirojnë të përkasin si të barabartë mes të barabartëve.