Skip to content

Diversitet dhe Newspeak

October 17, 2009

Shkrimi që vijon është marrë prej një shkëmbimi elektronik real kryer në 2009 midis një moderatoreje trejnimi (Ursula), Drejtores së Komitetit të Diversitetit (Alison), dhe Drejtorit të Departamentit të Trejnimit dhe Zhvillimit (Marcos) të një korporate. Ursula është në dilemë dhe lyp këshillë nga Alison dhe Marcos lidhur me përdorimin e pranueshëm të terminologjisë në trejnim. Për të ruajtur anonimitetin emrat janë fiktivë.

Dy fjalë për shprehjet kyçe në qendër të bashkëbisedimit, Flip Chart dhe Easel Pad:

S’jam e sigurt nëse këtyre togjeve u gjegjen terma krejt ekuivalente në shqip. Të dy shënojnë praktikisht të njetën gjë – një kornizë ose zakonisht 3-4 këmbësh mbi të cilin qëndron një bllok i madh letre ose tabelë plastike ku mbahen shënime ose ilustrohen grafikisht koncepte a ide gjatë seancave prezantuese, mësimore, informuese, etj.

Për qëllimet e këtij shkrimi, kuptimit më të detajuar e të përafërt në shqip mund t’i qasemi si vijon:

Flip Chart – tog i përbërë nga fjala flip që do të thotë kthej (p.sh., kthej faqen/fletën) dhe chart që shënon zakonisht hartë, grafik ose regjistrim tabular në letër e të dhenave e që në kontekstin e këtij shkrimi është një bllok fletësh në rolin e dërrasës së zezë, ku dikur hidheshin shënime me shkumës prej mësuesit dhe nxënësve.

Easel Pad – tog i përbërë nga fjala easel që shënon kuptimin e kornizës ose 3-4 këmbëshit që shërben për mbajtjen e një objekti (p.sh., të tabelës, telajos, stendës, kanavacës, etj.) dhe fjala pad që në këtë kontekst do të thotë po bllok shënimesh me funksionin e dërrasës së zezë.


Flip Chart or Easel Pad

FlipChart


Marcos i dërgon grupit të specialistëve që drejton këtë mesazh:

14 gusht 2009

Përshëndetje të gjithëve,

Dëshiroj të ndaj me ju një linjë diskutimi mbi përdorimin e fjalës “easel pad” në materialet tona, e po ashtu edhe se si iu përgjigja email-it të Ursulës. Ju lutem MOS e shpërndani gjëkundi këtë email, por vetëm mbani parasysh se si po e pozicionoj këtë çështje. Të gjitha materialet e mëhershme do të mbahen siç janë (ergo do të vijojmë të mbajmë termin “flipcharts” në materialet që keni krijuar në të shkuarën). Por, që këtej e tutje ju lutem përdorni termin “easel pad”.

E imagjinoj se diçka e tillë ka gjasa të ndezë ndonjë diskutim me të tjera terma që mund të na vinë në mendje. Rrëmoni nëpër terminologji, ma bëni me dije dhe pastaj do t’i kapim termat një e nga një me radhë siç vijnë. Nëse keni pyetje, më nisni një email.

Faleminderit dhe shumë të fala,

Marcos

Linja e diskutimit mbi përdorimin e  “Easel Pad”

12 gusht 2009

Përshëndetje, Marcos,

Grupi ynë i moderatorëve ka patur me të vërtetë ç’të mësojë përmes diskutimeve që lidhen me termin “flipchart” gjatë seminareve. I pata dërguar Alison-it, Drejtore në Komitetin e Diversitetit në Korporatë, një shënim me të cilin i lypja mendim e këshillë, edhe për të mësuar diç më shumë.

Gjatë një bisede pasuese që pata me Dick dhe grupin tonë moderues, ky i fundit sugjeroi që ta ndaja edhe me ty shënimin e Alisonit. Të lutem hidhi një sy, e ke të bashkëlidhur si vijon.

Të fala,

Ursula

13 korrik 2009

E dashur Alison,

E njejta bisedë, si ajo që bëmë të premten për fjalën “Flipchart” ka nisur sërish. Ka nga ata që kanë dëgjuar të jetë fjalë përulëse për ndonkënd, teksa të tjerë sugjerojnë se s’ka ndonjë peshë për asnjë grup njerëzish pavarësisht origjinës së tyre.

Mendova të konsultohem me ty lidhur me këtë çështje në emër të ekipit tonë mësimdhënës. Cilado këshillë që mund të ofroje, Alison, do të na ndihmonte.

Ursula

14 korrik 2009

E dashur Ursula,

Ia përcolla pyetjen tënde tërë ekipit tim, sepse s’më kish rënë në vesh kurrë më parë një gjë e tillë… pra, sërish ja ku mësova diçka të re!

Me sa duket, është e vërtetë se dikur fjala “flip” paska qenë epitet racial (u referohej filipinasve) dhe rrjedhimisht, “flipchart” mund të konsiderohet fyese prej disave. E megjithatë, vetëm dy vetë në ekipin e diversitetit (prej 12 gjithsej) e dinin një gjë të tillë. Edhe në Internet gjetëm një farë konfirmimi.

Nja dy mendime më vinë në mendje. Nëse diçka e tillë është ngritur në ndonjë seminar, a e ka sqaruar vallë individi (ose individët) se për ç’arsye e gjenin këtë fjalë ofenduese? Siç e di edhe ti, “flipchart” është një term mëse i përhapur dhe shumica e njerëzve as që do ta kenë idenë e konotacionit të fjalës “flip”.

Përpara se të ndërmerrnim ndonjë ndryshim në terminologji (easel vs flipchart), ndoshta do t’ia vlente të dinim nëse përnjëmend ka ndonjë shqetësim të këtij lloji ndër pjesmarrësit e seminareve. Diçka e tillë ilustron edhe se si gjuha ofensive mund të bëhet pjesë e të përditshmes, dhe ç’është më e keqja ndokush që mund ta përdorë këtë term, as që do ta ketë idenë e përdorimit ofendues të tij – me të vërtetë që është “çast syçeltësie” ky përsa i takon këndvështrimit tim. Gjuha evoluon me kohë dhe është bash kjo arsyeja se pse marrëveshja jonë e gjithëpranuar se “s’jemi këtu për të fyer kënd”, ka rëndësi të dorës së parë – dekada më parë, fjala “gay” donte të thoshte diçka tjetër prej asaj që thotë sot. Me siguri ky muhabet do të ndezë një diskutim interesant rreth gjuhës politikisht korrekte dhe merakut se mos thuash gjësendi të gabuar. Me kënaqësi do ta vazhdoja këtë diskutim, nëse dëshiron. Të falenderoj që na e solle këtë çështje në vemendje.

Alison


12 gusht 2009

Përshëndetje, Ursula,

Të falenderoj që lype këshillë prej Diversitetit në Korporatë rreth kësaj çështjeje. Unë vetë jam filipinas dhe paçka se një fjalë e tillë mua s’më ofendon, e di se filipinas të tjerë edhe i fyen. E megjithatë, besoj se nuk do të prishte punë sikur të tregoheshim të matur e të pyesnim auditorin nëse kjo fjalë ofendon kënd apo jo, ashtu sikurse na sugjeron edhe vetë Alison-i. Sa i takon ekipit tim, që këtej e tutje, ne do të përdorim termin “easel pads”.

Shpresoj të të kem ndihmuar sa i takon pozicionit që ekipi yt kërkon të mbajë lidhur me këtë çështje.

Shumë të fala,

Marcos


12 gusht 2009

Mrekulli! Të falemnderit shumë, Marcos, për çka ndave me mua. Unë vetë pata përdorur “easel and chart paper”, por tani preferoj “easel pads”.

Të falemnderit që më ndihmove mua dhe ekipin tim teksa ne mësojmë fort e më fort dhe rrokim gjithnjë e më mirë përfshirësinë!

Ursula

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: