Skip to content

Çështja Nexhip Qepi

November 22, 2010

Në vijim të shkrimit Dukat e Dragot, më poshtë po përcjell të plotë një koment që dërgon në blog z. Vladimir Kosturi i shoqatës Lidhja e Emigrantëve Shqiptarë “Iliria” në mbrojtje të Nexhip Qepit, shqiptarit që akuzohet nga drejtësia italiane në Reggio Emila për abuzim seksual ndaj të birit 4-5 vjeçar.

Shënim: Për të respektuar gjuhën standarde edhe kësisoj për lehtësi leximi e për kthjelltësi më të mirë kuptimore, aq sa ka qenë e mundur letra është redaktuar sipërfaqësisht, pa ia prekur përmbajtjen. Çka shpreh letra i përket kryekëput autorit, V. Kosturi, të cilin e falenderoj për prurjen, edhe nuk përputhet doemos me botëvështrimin e këtij blogu. Theksimet në disa pjesë të letrës janë të miat.

Për ata që e ndjekin këtë blog, mbetem gjithnjë e interesuar të di se ç’mendojnë edhe ua mirëpres pikëvështrimet që do të mund të ndanin mbi këtë çështje.

___________________________________________________________

E dashur Regëtima!

Ne jemi në brendësi të çështjes, sepse po e ndjekim hap pas hapi dhe bëjmë një punë paralele me atë të avokatit. Lidhja e Emigrantëve Shqiptarë “Iliria”, e cila e ka ne stilin e vet të shoqërojë betejat legalo-administrative me protesta, për fat të keq është e vetmja eksperiencë shqiptare në emigracion edhe për këtë ka patur edhe kundër, në mënyrë të hapur institucionet shqiptare në veçanti, sepse në veçanti në Romë është parë si konkurrencë që i është bërë ambasadës. Madje vetë ambasadori Llesh Kola, në një mbledhje fliste se nuk ishte dakord, që hapej fjala, që një shoqatë ka zëvendësuar ambasadën.

Ne deri tani kemi shkruar të paktën 100 faqe midis letrave [dërguar] institucioneve dhe komunikatave te ndryshme, nëpërmjet të cilave piqet ideja se si qëndrojnë realisht gjërat. Unë personalisht kam insistuar që në fillim, që “kartën e traditave” do të na e përdornin si vetëvrasje dhe kam insistuar edhe me avokatin e çështjes, Aldo Pardo, përse edhe ai pohonte, se ishin prekur gjenitalet, kur në të vërtetë në videoregjistrimet nuk dukej asgjë… Por bindja e masës së manifestuesve ishte se mënyra më e mirë për ta mbrojtur ishte ajo e traditave të shqiptarëve…

Ne, duke patur eksperiencën e marrjes së leje-qëndrimeve, të heqjes së ekspulsioneve etj. për dhjetra vjet dhe duke patur takime me kuestorë, prefektë, zv. ministra etj., në një gjë jemi të qartë: “Nuk ekziston mëshira institucionale”. Por meqë në Reggio Emilia një eksperiencë të tillë shqiptarët nuk e kanë, u përpoqëm të përshtateshim dalëngadalë dhe edhe në disa raste kemi thënë me ta një gjë, por zyrtarisht kemi shkruar tjetër… Nuk ramë në këtë presion, siç ra prefekti i Vlorës. Në këtë pikë e dëgjuam pak masën e emigrantëve, të cilët duke e njohur personin dhe të bindur për pafajësinë e tij, i mëshonin traditës si mjet për të dalë nga situata tragji-komike, qe iu krijua kësaj familjeje.

Në letrën e parë zyrtare drejtuar institucioneve , kemi theksuar, se në videoregjistrimet nuk duket asgjë dhe me qëllim janë vënë pa zë. Gjykata e Reggio Emilia-s, na përgjigjet zyrtarisht me një leter rekomandé, ku nuk përmenden traditat, por na thuhet fjalë për fjalë: “Hetuesit do të hedhin dritë të plotë mbi episodet, që kanë çuar në arrestimin e Nexhip Qepit.” dhe nuk flitej absolutisht për prekje të organeve gjenitale… Tani që videoregjistrimet janë të paligjshme, kësaj përgjigjeje zyrtare çfarë i mbetet? Asgjë… Që Nexhip Qepi është i pafajshëm dhe gjithë kjo histori është një shpikje, të cilën e zmadhoi media, në veçanti ajo shqiptare…

Në gazetën “Panorama” një farë ARBANA flet se “policia menjëhere zbuloi brenda 24 orëve që Nexhipi e puthte djalin tek gjenitalet dhe tre herë e çvesh djalin nga mesi e poshtë”. Kjo është shpifje, sepse telekamerat qenë të instaluara në shtepinë e Nexhipit për më shume se një muaj dhe nga sekuencat rezulton, se qoftë babai, qoftë djali janë të veshur, sipër dhe poshtë, ndërsa babai e përkëdhel sipër mbathjeve djalin dhe këtë akuza [e] intepreton si abuzim seksual, ndërsa ne themi se nuk i ka prekur fare organet gjenitale, sepse nuk duket as fytyra e Nexhipit dhe as pjesët e zbuluara te djalit… Këto sigurisht nuk janë interpretime apo këndvështrime, por ajo që kemi parë në videoregjistrimet.

Janë bërë 6 protesta dhe janë caktuar datat e dy protestave të ardhëshme… Protestat shoqërojnë atë luftë hierarkike që bëhet gjatë evol[u]imit dhe ndryshimeve që vijnë… Letra e tretë zyrtare jona është, se Nexhip Qepi, arrestohet pa asnjë provë (që është e vërteta) dhe protestat mbështesin këtë kërkesë zyrtare… Për zgjidhjen e kësaj çështjeje procedurat legale të avokatit e kanë hapësirën të kufizuar, ndërsa është shumë më e mundshme zgjidhja me një konfrontim publik sensibilizues dhe me një mediazion kulturor, jo për të mbrojtur traditat tona të prekjes së gjenitaleve, të cilat nuk ekzistojnë, por për të sqaruar sjelljen e të akuzuarit gjatë hetimeve…

Ne e dimë mirë, se shumë shqiptarë dënohen, sepse nuk e njohin hipokrizinë e botës së qytetëruar, e cila në emër të mbrojtjes së të drejtave të njerëzve, realisht po e çon njeriun drejt shkatërrimit. Mënyra jonë formale e të folurit, shumë herë na çon në pozicionin e fajtorit… Pse mbahet Nexhipi akoma në burg kur nuk ka asnjë provë??? – Kur është arrestuar ka thënë se: “Fëmija është imi dhe unë me të bëj çfarë të dua, dhe do të bëj edhe mbasi të dal nga burgu!” (me ketë shprehje bëhet hipoteza e “të rrezikshmit social”), ndërsa kur në burg një i afërm e ka pyetur se kush i uli pantallonat, ai apo djali, Nexhipi nuk tregon të vërtetën dhe thotë djali (hipoteza tjetër e gjykatës “rrezik për të zhdukur provat”)… Një mediacion kulturor, do të sqaronte se ne shqiptaret kemi një sëmundje që na bën të humbim shumë raste në favorin tonë, madje ndonjëhere na çon në burg, që është “KRENARIA E TEPRUAR”… Sa herë dëgjojmë burra shqiptarë të thonë: “të më bëjë gruaja mua siç të bën ty, unë e vras”. Në të vërtetë këta që thonë kështu thjeshtë mburren dhe në të shumtën e rasteve rrinë sus para grave, ndërsa hipokrizia perëndimore të mbyt me propagandën e dashurisë, por mbas saj fshihet violenca me atroçe…

Për ne procesi ka mbaruar. Gjykata kapet pas fijesh kashte e ndihmuar nga masmedia, në veçanti nga ajo shqiptare, që tha shume gjëra të pa qena dhe e paraqiti këtë prind të shkëlqyer ose si përbindësh, ose në rastin e zbutur si injorant fshatar… Por ne nuk do t’i ndërpresim protestat dhe do të përdorim edhe forma të tjera derisa drejtësia të shkojë në vend dhe të rekuperohet imazhi i famijës së Nexhipit dhe në përgjithësi i shqiptarëve…

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: